Kuli i jep lamtumirën Dinamos

Dinamo po përjeton një situatë të pazakonshme. Pas largimit të portierit Elvis Kotorri nga kampingu i Mavrovës në Maqedoni (në konflikt më portierin argjentinas Borto), tashmë erdhi edhe largimi i sulmuesit Bekim Kuli. Shkaku i largimit të ish-lojtarit të Besës janë konfliktet e hapura dhe deklaratat e forta në media kundër politikës që po ndjek trajneri argjentinas i bluve, Marcelo Havier Zuleta.
26-vjecari Kuli, i cili më parë është aktivizuar edhe me Partizani, Besën, Lushnjën, Vllazninë e Teutën, por ka pasur edhe një të kaluar në Turqi te Samsunspori, mund të rikthehet te skuadra e qytetit të tij, Besa.
Kuli kishte edhe një vit kontratë me Dinamon, por mesa duket drejtuesit blu nuk i kanë falur lirinë e tepërt të veprimeve të tij.