Elvana Gjata prezanton "Gjaku im" Ilda Lumani
Elvana Gjata, kengetarja me e suksesshme shqiptare e viteve te fundit, prezanton sot per publikun klipin e kenges "Gjaku im". Nje kenge me nje mesazh te forte, ku behet thirrje per reflektim dhe solidaritet nder shqiptare. Kenga pjese e albumit te saj "Afer dhe larg", qe theu rekorde gjate ketij viti shoqerohet me nje klip, per te cilin sic tregon Elvana ne kete interviste per "Koha Tjeter", ka qene investimi me permasat me te medha qe ka realizuar "Threedots". Po ngjarjet per Elvanen nuk mbarojne. Persos kuriozitetit te madh qe ka ngjallur me pjesemarrjen e saj ne spektaklin e vallezimit "DWTHS", Elvana do te perfaqesoje Shqiperine ne edicionin e trete te Festivalit Ballkanik ne Sofje. Per me teper, ajo konkurron ne dy kategori, ne ate per kengen me te mire shqiptare, si edhe videoklipin me te mire, kategori kjo ku konkurron me kengetaren greke Anna Vissi. Po cilat jane ambiciet e saj... le ta zbulojme ne kete bisede te kendshme me kengetaren hit!
Elvana, sot del klipi juaj me i ri i kenges "Gjaku im", cfare ndjesie perjetoni ju si artiste perpara prezantimit te nje pune te re?
Perjetoj nje entuziazem te madh, pasi eshte punuar dhe investuar edhe me shume ne kete projekt nga permasat eshte nje nga me te medhenjte qe ka realizuar "Threedots".
"Gjaku im" eshte nje kenge e pelqyer nga publiku, qe kurse u lancua me albumin tuaj, kjo eshte arsyeja qe i realizuat asaj nje klip?
Kenga qe eshte pjese e albumit "Afer dhe Larg" ishte menduar qe do te realizohej me klip qe ne embrionin e saj. Pasi keshtu do te evidentohej dhe mesazhi qe percjell. Ne donim qe me ane te muzikes te trajtonim nje ceshtje shume delikate, mjaft aktuale, ndaj teksti i kenges, i realizuar nga Dalina Buzi, ben thirrje per te gjithe shqiptaret per reflektim dhe solidaritet. Kaq pak jemi dhe kaq shume vuajme. Le te jemi me te mire ndaj njeri-tjetrit dhe te japim me te miren tone per kete vend, sepse jemi nje komb, nje gjuhe, mbi te gjitha kemi nje gjak!
Perpara se ta shohim ne ekran, a mund te na thoni ndonje detaj per realizimin e klipit?
Video eshte realizuar nga "Provideo" dhe grafistin Besi Limani. Gjate xhirimeve, te bera ketu ne Tirane, ka asistuar nje staf shume i madh, mbase me i madhi ketu ne Shqiperi i realizimit te nje videoje. Do te kete dhe nje "Making off", ku do te shihet me qarte gjithe puna qe eshte bere per kete projekt.
Kete vit konkurroni ne Festivalin Ballkanik ne dy kategori, si kenga me e mire shqiptare dhe per klipin me te mire, ne nje kategori ku konkurroni me kengetaren e famshme te muzikes greke, Ana Vissi. Mund te na tregoni me sinqeritet se ne cilen prej tyre do te donit te fitonit?
Pse jo ne te dyja (qesh)! Per mua pjesemarrja ne kete event ne cdo lloj forme eshte vleresim, pasi eshte vertet nje festival prestigjioz.
Vjet keni qene e ftuar speciale ne kete festival, cfare emocioni ndjeni tani qe jeni konkurrente ne te?
Skena e Sofies ishte nje emocion qe me beri te ndihem shume krenare per vendin tim. Tani qe konkurroj ndjej nje emocion dhe pergjegjesi me te madhe. Eshte nje mbeshtetje shume e mire dhe shume frymezues per te bere pune me te mira, jo vetem per mua, por per cdo artist shqiptar.
Elvana keni qene prezent ne shume koncerte, nga Kosova deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Cili eshte publiku me entuziast dhe si do ta komentonit turin qe keni pasur?
Per mua publiku me entuziast eshte i gjithe publiku shqiptar ne cdo vend te botes ku ndodhet.
Aktualisht konkurroni ne "Dancing with the Stars", cilat jane ambiciet tuaja ne kete gare?
Deshira ime eshte qe te perfeksionoj figuren time artistike, duke treguar dhe kete tjeter pasion timin per kercimin. Faleminderit shume Gerd Vasos dhe Enada Hoxhes qe me profesionalizmin e tyre e bejne dhe me bukur kete iniciative timen.
Elvana, jeni kengetarja me e suksesshme ne Shqiperi prej disa vitesh. Cili eshte sekreti qe ben qe te ngjallni kuriozitet me cdo gje qe beni?
Une e dua vertete kete qe bej dhe jap me te miren time. Natyrisht qe kjo kerkon dhe nje menaxhim shume te mire si ajo qe kam fatin te kem nga Flori per kaq vite me radhe dhe Andy Dj.
Flori, ju dhe Andy jeni bere nje treshe e pandare. Keni menduar te jepni ndonje koncert ne Tirane apo mjaftoheni me koncertet politike per te komunikuar me audiencen e kryeqytetit?
Deshira per te kenduar ne Tirane absolutisht qe eshte e vlefshme per te tre. Fakti qe ende nuk ka ndodhur do te thote qe kesaj pjese i japim vertet shume rendesi duke menduar per nje projekt me te madh sesa nje koncert i thjeshte (qesh).
Se fundi, ne keto vite karriere, cili ka qene mesimi me i mire per ju dhe cfare do t'u keshillonit te gjithe atyre te rinjve qe aspirojne muziken dhe ju kane model ju ne kete drejtim?
Une kam punuar shume gjate ketyre viteve karriere, por edhe me shume pune duhet, dhe nje nga gjerat qe do te doja te jepja, nje keshille, eshte qe te jene te vertete ne ate qe duan dhe kerkojne te bejne.