E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Brenda majit, fituesi i projektit per bulevardin

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, priti ne nje takim ambasadorin e ri te Britani se Madhe ne Tirane, Nicholas Cannon. Ne kete takim, zoti Basha beri nje prezantim te projekteve te tij per zhvillimin e Tiranes ku zhvillimi ekonomik, punesimi dhe permiresimi i cilesise se jetes, jane fokusi kryesor. Basha u ndal ne projektin e zgjatimit te bulevardit dhe rehabilitimit te lumit te Tiranes, nje projekt qe prek 20 per qind te territorit te Tiranes. Dy kompani te njohura me seli ne Britanine e madhe, "DAR" dhe "Grimshaw", vazhdojne te jene ende ne konkurrim dhe pritet qe se bashku me miratimin nga grupi strategjik, te draftit te pare te Planit Rregullator, te perzgjidhet edhe fituesi i ketij konkursi. "Pjesemarrja e qytetareve ne vendimmarrje eshte nje tjeter prioritet", tha Basha. Banoret e Tiranes dhane nje kontribut te rendesishem ne konsultimet per buxhetin e vitit 2012, per perzgjedhjen e projektit te bulevardit dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes permes shprehjes se mendimit te tyre dhe sugjerimeve, ndersa se shpejti nis konsultimi per Planin Urbanistik, hartimi i te cilit po behet nga ekspertet me te mire ne vend. Basha beri te ditur se ne javet e para te muajit Maj, drafti i detajuar i Planit Rregullator te Tiranes do t'i dorezohet Grupit Strategjik, per nje vendimmarrje te pare qe do t'i hape rrugen procesit te konsultimit me publikun.

Dy projekte te tjera strategjike jane edhe ndertimi i terminalit dhe i dy linjave te tramit, per te cilat ka nje interes te madh. Zoti Basha tha se biznesi britanik eshte i mirepritur te behet pjese e projekteve te zhvillimit te Tiranes, ndersa garantoi se berja e Tiranes nje qytet atraktiv per investitoret, eshte prioriteti i tij. "Permiresimi i cilesise se jetes permes shtimit te hapesirave te gjelbra, eshte nje tjeter objektiv i Bashkise se Tiranes", - tha zoti Basha. Kryetari i Bashkise beri te ditur synimin per te dyfishuar ne kater vite hapesirat e gjelbra ne kryeqytet. Brenda ketij viti pritet te mbillen te pakten 10 mije peme te reja, si dhe te ndertohen disa lulishte ne lagjet e Tiranes, disa prej te cilave kane nisur tashme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›