Elvana Hana, tre ore ne prokurori per "abuzimet"
Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit te Shendetit, ISKSH-se, Elvana Hana, per tre ore me radhe jep shpjegime ne Prokurorine e Tiranes, rreth ceshtjes me te fundit per abuzime ne perzgjedhjen e bankes, ku do te terhiqeshin rrogat e punonjesve nga ky institucion. Lidhjet me nje nga bankat, per te cilat eshte akuzuar disa here dhe pozicioni i bashkeshortit te saj, kane qene edhe pikat kryesore, rreth te cilave jane vertitur pyetjet e prokuroreve te ceshtjes. E veshur me nje fustan te kuq, me floket biond te leshuara, drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, 35 vjece, ka mberritur ne Prokurorine e Tiranes rreth ores 13:50. Burime zyrtare nga organi i akuzes konfirmuan per gazeten se qellimi i marrjes ne pyetje ishin akuzat e ngritura ndaj zyrtares se larte kohet e fundit dhe dhenia e shpjegimeve per kete ceshtje te trajtuar ne media. Per tre ore me radhe, Hana, e shoqeruar edhe nga nje tjeter punonjes i ISKSH-se, ka qendruar ne zyren e prokurorit dhe iu eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve. Burime nga prokuroria bene te ditur se ka qene pikerisht hera e para qe drejtoresha Hana jepte shpjegime, ndersa mesohet te kete mohuar akuzat qe i jane ngritur ne media. Drejtuesja e ISKSH-se ka shpjeguar se perzgjedhja e bankes per nuk eshte bere nga ajo personalisht, por behet nga drejtoria rajonale e institucionit qe ajo drejton. Vete Hana ka hedhur poshte lidhjet me banken, ne te cilen eshte i punesuar edhe bashkeshorti i saj. Nderkohe qe Hana eshte larguar ne oren 17:00 nga prokuroria, ku dhe pritet te thirret ne ditet ne vazhdim.
Kush eshte Elvana Hana
Elvana Hana eshte drejtoresha e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor. Prej me shume se dy vjet, ajo mban kete post. ISKSH-ja u krijua ne vitin 1994 si nje institucion shteteror, i pavarur, jobuxhetor dhe jofitimprures. Misioni i ketij instituti do te ishte qe me kontributet per sigurimin shendetesor te mbuloheshin shpenzimet e sherbimeve shendetesore te mjekeve te pergjithshem dhe te barnave per mjekimin ambulator. ISKSH filloi aktivitetin ne te gjithe vendin, njeherazi, ne mars 1995, me rimbursimin e barnave dhe ne korrik te po atij viti me mbulimin e shpenzimeve te mjekut te pergjithshem. Brenda nje kohe te shkurter, ISKSH duhej te ngrinte strukturat e veta ne qender dhe ne te gjitha rrethet e Shqiperise.