E Diel, 1 Nëntor 2026

Ryshfeti i pyjeve, pranga drejtorit

Pergjimet cojne ne qeli drejtorin e Sherbimit Pyjor te Mirdites per akuzen e korrupsionit dhe shperdorimit te detyres. Shkak eshte bere nje denoncim nga biznesmenet e zones, qe operojne ne lenden drusore. Agjentet arrestuan, pas disa ditesh hetimesh, mbremjen e djeshme Artan Mizen, 40 vjec, ndersa ne makine iu gjeten 20 milione leke te reja, qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Lajmin e konfirmuan burime zyrtare te policise se Lezhes per gazeten "KJ", kurse ndalimi eshte bere rreth ores 20:00, ndersa Miza udhetonte me makinen e tij. Hetuesit vendosen masen e sekuestros mbi shumen e lekeve, si prove materiale per akuzen e ngritur nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne policine e Lezhes. Vetem nje dite me pare, Miza kishte marre lajmin e mire se i kishte ardhur ne jete nje djale, nderkohe qe mbreme ka perfunduar ne qeli, si i dyshuar per dy akuza.
Ankesat e disa sipermarresve te zones se Mirdites jane bere shkak per ngritjen e nje kurthi ndaj 40-vjecarit qe drejtonte Sherbimin Pyjor. Burime policore thane se nje muaj me pare kishte shperthyer nje konflikt mes drejtorit Miza dhe disa prej biznesmeneve qe merreshin me lenden drusore. Mesohet se ne duart e agjenteve te SHKB-se kishte rene nje kasete, ku njeri prej biznesmeneve te lendes drusore ne Mirdite, kishte regjistruar zerin e drejtorit, i cili pohonte ne nje fare menyre se kishte marre nje sasi prej 9 milione lekesh ne shkembim te dhenies se nje zone per shfrytezim. Kaq ka mjaftuar qe edhe sektori i Krimit Ekonomik ne policine e Lezhes te niste hetimet per kete rast. "Prishja" e pazareve duket se eshte bere nje motiv i forte per te kryer denoncimin, por ne zerin e regjistruar sipas policise, zyrtari justifikohet se keto para, "nuk i kishte marre per vete, por per te tjeret me lart". Duket se kjo fjali ka mjaftuar qe organi i akuzes te miratoje prangosjen e drejtorit Artan Miza.
A. Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›