E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kompensim me leket e armeve te shitura"

Ish-ushtaraket kerkojne qe parate e pensioneve te tyre te jepen nga fondi qe eshte krijuar nga shitja e armeve. Kryetari i Shoqates Kombetare te Ushtarakeve te Liruar dhe ne Rezerve, Mehdi Pogaci, eshte shprehur se, gjate gjithe ketyre viteve, Ministria e Mbrojtjes ka perfituar dhjetera-qindra milione euro nga shitja e teknikes dhe armatimeve luftarake. "Kerkesa qe ne kemi, i ka efektet financiare 10 milione euro, ndersa shuma qe ka fituar dikasteri i Mbrojtjes nga shitja e armatimeve eshte disa here me e larte", tha Pogaci. "Mundesite financiare ekzistojne, por mungon dicka fort e rendesishme, sic eshte vullneti", tha dje, per "KJ", kryetari i shoqates se ish-ushtarakeve. Sipas tij, jane shume resurse qe mundesojne kompensimin e kesaj kategorie. Dhenia e parave nga fondi i perfituar nga shitja e armeve eshte vetem njeri burim monetar, sipas Pogacit. Ai eshte shprehur se kerkesa e tyre eshte shume e thjeshte dhe e legjitimuar. "Kerkojme te amendohen nenet qe Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si te papajtueshme me Kushtetuten e Shqiperise", tha kryetari i Shoqates se Ushtarakeve te Liruar dhe ne Rezerve, Medi Pogaci. Ai tha se ky vendim i Kushtetueses eshte i formes se prere, ndaj duhet zbatuar sa me shpejt te jete e mundur.
Pakenaqesite e ish-ushtarakeve ne lidhje me mosmiratimin e ligjit per pensionet suplementare e kane fillin disa muaj me pare, kur ish-ushtaraket kundershtuan ashper afatin e fillimit te efekteve financiare. Kjo per shkak se Gjykata Kushtetuese vendosi qe keto efekte te fillojne ne janar te vitit 2006, ndersa drafti i pergatitur nga grupi nderministror e ka reduktuar kete periudhe plot 4 muaj. Ky reduktim prek te gjithe ish-ushtaraket e liruar dhe ne rezerve te te gjithe Shqiperise, pra afro 15 mije te tille. Nderkohe, ushtaraket e sherbimit aktiv te perhershem, pavaresisht nga koha e daljes ne lirim ose rezerve, deri ne plotesimin e kushteve per pension te plote pleqerie perfitojne pension te perkohshem per vjetersi sherbimi, kur plotesojne vjetersine e sherbimit ushtarak ne masen 12 vjet per femrat dhe 15 vjet per meshkujt. Gjithashtu, per te perfituar pension te perkohshem femrat duhet te kene mbushur moshen 44 vjec, ndersa meshkujt moshen 47 vjec.
Kerkesa: "Kompensim me objekte te ushtrise"
Ish-ushtaraket kerkuan, para pak kohesh, qe qeveria t'i kompensonte me bono thesari, ose me objekte te ushtrise, qe tashme kane humbur funksionin e tyre. Sipas tyre, kjo zgjidhje do te kenaqe te dyja palet, duke bere te mundur fillimin e zbatimit te projektligjit te ri. Nje propozim i tille eshte bere ne rast se efektet financiare per pensionet suplementare, do te fillojne nga data 1 prill 2006. Kerkesa u be menjehere pas publikimit te projektligjit te pergatitur nga grupi nderministror i ngritur posacerisht nga Kryeministri Berisha. Pika e pare e debatit te zhvilluar nga ish-ushtaraket kishte te bente me faktin se, sipas tyre, projektligji perjashton nje numer te madh ish-ushtarakesh nga perfitimet. Por, pas disa takimesh, dukej se gjerat u qartesuan dhe rane dakord, por tashme ka mbetur edhe nje pike, ajo e fillimit te perfitimeve nga ky trajtim. Ish-ushtaraket kerkojne qe perfitimet e tyre te fillojne qe nga 1 janari 2006, sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese, nderkohe qe perfaqesuesit e grupit nderministror kerkojne qe perfitimet per kete kategori te fillojne nga 1 prilli 2006.
Te shkallezohet ndarja e fitimit te prapambetur
Per te mos renduar faturen financiare, ushtaraket kane kerkuar qe te shkallezohet ndarja e perfitimit te prapambetur. Kjo do te thote se kerkesa e tyre kryesore eshte qe ne fillim te nise shperndarja per te likuiduar efektet e vitit 2006 e me pas per ato te vitit 2007. Ne kete menyre, nje skeme e tille do te jete e dobishme per te perballuar ne nje fare menyre faturen e larte financiare qe eshte akumuluar pas vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese, e cila i ka dhene te drejt ushtarakeve te perfitojne edhe ato muaj qe i ishin mohuar me ligjin e shkurt 2006 "Per sigurimet shoqerore suplementare te ushtarakeve te FA-se". Tashme do te pritet se cili do te jete reagimi i Grupit Nderministror lidhur me propozimin me te ri te ish-ushtarakeve per t'u kompensuar per muajt qe do te mbeten, pa u paguar sipas projektligjit te ri. Sot pritet te kete nje reagim nga te dyja palet per te mesuar se kur do te filloje te hyje ne zbatimin ky draft i ri, qe u realizua pas hedhjes poshte nga Gjykata Kushtetuese.
Ish-ushtaraket:Pension ose proteste ne shesh dhe me opoziten
Ushtaraket do te dalin neser ne proteste kunder qeverise, e cila prej dhjete muajsh nuk pranon te miratoje projektligjin per sigurimet shoqerore suplementare te tyre. Presidenti i shoqates se ushtarakeve, Mehdi Pogaci, ne nje deklarate te perbashket me anetare te shoqates MJAFT! komunikoi dje vendimin e ushtarakeve ne rezerve per protesta. Pogaci e vleresoi si zgjidhjen e vetme per te ndergjegjesuar qeverine te reagoje nje here e mire, duke miratuar projektligjin e ri, qe nuk do te lejoje me vjedhjen nga sigurimet shoqerore te pensioneve suplementare. "Duke filluar nga data 14 dhjetor 2007 e ne vazhdim, ne do te dalim ne protesta te vazhdueshme deri ne plotesimin e kerkesave tona, domethene deri ne miratimin dhe zbatimin e ligjit, sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese", theksoi Pogace. Por kercenimi i ushtarakeve nuk mbaroi me kaq. Nese kerkesat e tyre nuk do te plotesohen, qeveria do t'i kete te gjithe ushtaraket ne shesh per cdo proteste qe mund te organizohet nga opozita apo shoqata te ndryshme per probleme si energjia apo renia ekonomike. Pogaci paralajmeroi se te gjithe ushtaraket do te mbeshtesin cdo lloj proteste qofte ajo per problemet e mungeses se energjise elektrike, ujit, luftes kunder korrupsionit, informalitetit ne ekonomi, nepotizmit, trafiqet e paligjshme apo varferise.
Nese edhe pas protestave nuk do te kete reagim nga ekzekutivi, ushtaraket do te informojne mbi keto qendrime perfaqesuesit dhe drejtuesit e NATO-s, BE si dhe perfaqesite diplomatike ne vend. Sipas ushtarakeve, zvarritjet e pafundme te zgjidhjes se padrejtesive te bera ndaj tyre tregojne mungesen e vullnetit te qeverise per t'i shlyer njehere e mire keto padrejtesi. "Prej muajsh, per shkak te qendrimit refraktar te Qeverise ndaj problemeve te ushtarakeve, jo vetem pensionet e ushtarakeve nuk jane rritur, por jane penalizuar edhe ata ushtarake, qe kane dale kohet e fundit ne lirim", theksoi Pogace. Ai kundershtoi dhe vendimin e qeverise se ushtaraket nuk do te perfitojne pension suplementar prej 60 mije lekesh te reja. Nese kerkesat e ushtarakeve do te vazhdojne te mos plotesohen edhe pas protestave kjo shtrese do t'u beje thirrje shoqatave dhe organizatave joqeveritare te bashkengjiten ne protestat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›