E Diel, 1 Nëntor 2026

Emrat e firmetareve te Aktit te Pavaresise gdhenden me germa te arta

Për herë të parë, 40 emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë gdhenden me gërma të arta në një pllakatë mermeri në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, në shenjë nderimi e mirënjohje me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Përurimi i ketij memoriali u zhvillua përmes një ceremonie të vecantë që mblodhi deputetë, miq e të ftuar.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ndihej shumë e nderuar dhe e privilegjuar që si qytetare dhe si deputete e zgjedhur e Kuvendit nderonte baballarët e kombit shqiptar dhe aktin e tyre sublim. Ka ndodhur që gjatë kësaj historie ka pasur njerëz të cilët më shumë silleshin si tregtarë flamujsh dhe këta ndoshta nuk mungojnë dhe sot. Ka patur të tjerë, të cilët ishin matrapazë të ndjesive kombëtare. Edhe sot sigurisht, të tillë nuk mungojnë. Ndaj dhe ne duhet të nderojmë të vërtetën e historisë sonë dhe ky është akti më i ndritur më sublim i atyre burrave që e deshën në mënyrë të pakushtëzuar këtë vend. Ne jemi fatlumë, që sot jemi të lirë, jemi anëtarë të NATO-s.

E vetmja ftesë që si shqiptare, si shqiptarë, bashkë me kolegë të tjerë, është që, të bashkohemi si shqiptarë, të bashkohemi me njëri tjetrin, të bashkohemi në Evropë.
Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë në vitet 45 u arrestuan, të tjerë u burgosën, të tjerë u pushkatuan. Ndaj dhe emrat e tyre një pjesë të madhe u fshinë dhe për 50 vite. Shqiptarët nuk ditën se cilët ishin baballarët e Kombit tonë.

Gjithashtu Topalli nënvizoi faktin se ende edhe sot nuk ka një libër historik që pasqyron listën e plotë të firmëtarëve. “Në historinë tonë, theksoi ajo, ne së pari duhet të nderojmë të vërtetat dhe duke nderuar të vërtetat, ne mësojmë për të nesërmen.
Kuvendi i Shqipërisë gjatë të gjithë këtij viti i ka përkushtuar disa seanca plenare kryefestës kombëtare të shqiptarëve, datëlindjes më të madhe të kombit. Për herë të parë në një institucion shqiptar e pikërisht në Kuvendin e Shqipërisë, në Sallën e Byrosë Parlamentare, u inaugurua monumentin në të cilin janë gdhendur me shkronja të arta emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë.
Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë në vitet 45 u arrestuan, të tjerë u burgosën, të tjerë u pushkatuan. Ndaj dhe emrat e tyre një pjesë të madhe u fshinë dhe për 50 vite. Shqiptarët nuk ditën se cilët ishin baballarët e Kombit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›