Larg miklimeve e kërcënimeve të politikës
Këto ditë doli nga shtypi dhe u hodh në qarkullim libri i profesor Arben Puto, “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914”, publikim i shtëpisë botuese “Toena”. Ajo u promovua në qytetin e Vlorës, në kuadrin e veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Frang Bardhi, gati 350 vjet më parë, thoshte me të drejtë se e vërteta nuk ka nevojë të stoliset me fjalë të bukura. Ajo flet vetë. Edhe libri “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914”, që është e vërteta e pavarësisë shqiptare, nuk ka nevojë për reklamë e lëvdata. Është një libër emblematik, që vjen në kohën e duhur, për t’iu evokuar shqiptarëve të vërtetat e mëdha të vlerave dhe të aftësive të tyre shpeshherë të nëpërkëmbura, të mohuara dhe të sulmuara. Ky është modeli i shkëlqyer i një studimi jo konformist, i një studimi të guximshëm, që dëshmon sërish një profesionalizëm të admirueshëm, që u qëndron larg miklimeve apo kërcënimeve të politikës, apo të qarqeve pseudoshkencore që duan të krijojnë histori të paqena ose të ngrenë nga hiçi personazhe fantomatike. Me dritën e fuqishme të të vërtetave që rrezaton, zhvleftëson çdo tentativë të dështuar për të prekur apo për të vënë njolla në historinë e shenjtë të shqiptarëve.
Autori është një ndër studiuesit më të mirë të çështjes shqiptare, i cili në rreth 15 botime madhore ka rrokur dhe ka trajtuar me kompetencë profesionale, me aftësi të spikatura tema të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, duke filluar që nga dalja e çështjes shqiptare në Kongresin e Berlinit, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, Konferenca e Paqes e Versajës, 1919, pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, çështja e caktimit të kufijve shqiptarë, njohja e shtetit dhe e Qeverive shqiptare, zhvillimet politike në Shqipëri prej vitit 1912 deri në vitin 1939, Lufta italo-greke, Konferenca e Paqes e Parisit, 1946 etj. Ai hyn thellë dhe trajton në thelb filozofinë politike të çështjes shqiptare të asaj kohe, pa e parë atë të shkëputur nga filozofia e Europës në tërësi. Me aftësinë e veçantë të gjurmuesit, të vëzhguesit dhe të analistit ka dhënë një libër me vlera të jashtëzakonshme, i cili është frut i një pune kolosale shumëvjeçare, që dëshmon sërish energjitë e tij krijuese të pashtershme. Autori studion në thellësi e në detaje dy vjet të historisë diplomatike të çështjes shqiptare. Ata nuk janë dy vjet të zakonshëm historie, por dy vjet të ngjarjeve më të bujshme në jetën e shqiptarëve, kur u përmbys epoka e kombit shqiptar të robëruar dhe u inaugurua fillimi i një epoke tjetër, krijimi i Shqipërisë si shtet i pavarur. Këto dy vite përpjekjesh epokale autori i ka dhënë përmes analizës dhe përgjithësimeve të një morie faktesh dhe ngjarjesh, përmes shqyrtimit të kujdesshëm e tërësor të dokumenteve të mbledhura në fondet e arkivave të Vjenës, Romës, Parisit, Londrës dhe në arkivat shqiptare si dhe përmes vështrimit objektiv dhe të paanshëm të studimeve dhe botimeve për këtë periudhë e për këtë temë.
Duhet vënë në dukje se gjithçka në libër përshkohet nga fillimi deri në fund nga portretizimi me mjeshtëri të rrallë i arkitektit dhe atit shpirtëror të pavarësisë shqiptare, birit të shquar të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, patriotit të madh Ismail Qemali. Profesor Puto e ka dhënë atë me një profil të spikatur atdhetar, si politikan, si personalitet të mbrujtur me ideale të thella kombëtare, të përfshirë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare si një nga personazhet qendrorë të saj. Sipas prof. Putos, Ismail Qemali ishte një politikan me kulturë të gjithanshme, një njeri me vizion dhe horizont të gjerë, me koncepte solide demokratike, një udhëheqës i nivelit europian, me bindje liberale përparimtare. Ismail Qemalin është skicuar si shtetar dhe si diplomat i formatit ndërkombëtar dhe është vendosur në vendin e nderit në panteonin e politikës dhe diplomacisë shqiptare të të gjitha kohërave. Ai shfaqet në këtë libër me njohuri të thella në politikë e në histori, me logjikë të shëndoshë dhe forcë imponuese të argumentit apo të arsyetimit, me këmbëngulje të paepur për mbrojtjen e kauzës së shenjtë të atdheut të vet. Roli dhe aftësitë e tij të spikatura politike e diplomatike, erudicioni dhe njohuritë e gjera, përkushtimi dhe pathosi patriotik spikatën dukshëm në shumë raste, jo vetëm në dy vitet e vështira 1912-1914, por edhe në periudhat para e pas tyre.
Për të përgatitur këtë vepër, autori, siç e thotë edhe vetë, ka bërë një rrugëtim të gjatë në kohë. Fillesat zbresin në vitet ‘60 të shekullit të kaluar, kur atë e tërhoqi fuqishëm tema interesante e hedhjes së themeleve të shtetit shqiptar dhe ballafaqimi i strukturave të tij të brishta me diplomacinë e rafinuar të Fuqive të Mëdha të kohës. Me stil tërheqës e të zhdërvjellët, me shumë art, me gjuhë gati letrare ai na udhëheq në itinerarin që do të çonte në ditët e pavarësisë dhe në hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar dhe daljen e tij si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Me këmbëngulje shembullore, me përkushtim të rrallë atdhetar, me aftësi të veçanta, me talent të admirueshëm, ai ka dhënë një vepër madhore, një nga studimet më të mira, më të plota e më të përsosura të historiografisë shqiptare për këtë temë. E nis me një vështrim tërësor e gjithëpërfshirës në bibliografinë e huaj dhe atë shqiptare për këtë temë, duke paraqitur shkurt thelbin e çdo punimi, vlerën apo trajtimin e gabuar ose tendencioz të çështjes shqiptare nga ana e tyre. Në vijim ka vënë në fokus disa autorë, të cilët, të prirur nga ndjenjat antishqiptare dhe të mbështetur mbi falsitete apo kritere ekstrashkencore, kanë përhapur akuza të paqena mbi shqiptarët, duke i akuzuar si popull pa intelekt dhe pa aftësi politike, organizuese e shtetformuese, që nuk mund të ndërtonin vetë shtetin e tyre, që e patën dhuratë nga diplomacia e Fuqive të Mëdha.
Vështrimi i gjerë panoramik dhe analiza e thellë e ngjarjeve dhe fakteve ka nxjerrë në dritë disa të vërteta të mëdha, që përfaqësojnë historinë reale të pavarësisë dhe të lindjes së shtetit shqiptar. Në libër analizohen me mjeshtëri të madhe veprimtaria, vlerat dhe meritat e padiskutueshme të Ismalil Qemalit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë si dhe veprimtaria antishqiptare e Esat Pashë Toptanit dhe e personazheve të tjerë problematikë të asaj kohe. Ato jepen të ndërthurura me ambiciet e fqinjëve për aneksimin e territoreve shqiptare. Vend të veçantë kanë zënë qëndrimet e diplomacisë së Fuqive të Mëdha të shfaqura gjatë shqyrtimit të statusit politik nga Konferenca e Ambasadorëve, 1912-1913 dhe posaçërisht vendimet e saj për të ardhmen politike të Shqipërisë, për cungimin e territoreve dhe caktimin e kufijve, veprimtaritë për anulimin e veprimtarisë së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe shkatërrimin e saj, “dorëheqja” e imponuar e Ismail Qemalit dhe instalimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Libri mbyllet me shtjellimin e ardhjes, qëndrimin dhe largimin e princ Vidit nga Shqipëria.
“Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914” nuk është një libër i shkruar enkas për përvjetorin e njëqindtë të pavarësisë, sepse fillesat e veta i ka 35 vite të shkuara, kur doli botimi i tij i parë. Varianti që i jepet sot lexuesit është ripunuar duke u pasuruar me të dhëna të reja të zbuluara gjatë kësaj periudhe. Ai është zhveshur gjithashtu nga fryma ideologjizuese e kohës kur u shkrua, e cila gjithsesi në këtë vepër ishte sipërfaqësore dhe tepër e kursyer, e kufizuar brenda caqeve të domosdoshme të kompromisit të pashprehur e të pashkruar, që çdo krijues duhet të bënte midis vetvetes dhe regjimit monist në fuqi. Ai dëshmon angazhimin permanent të autorit për një temë madhore, që e ka tërhequr shumë herët si shprehje e një pasioni të veçantë.
Libri është një monument virtual për pavarësinë shqiptare, për shtetin e shqiptarëve në fillimin e shekullit të kaluar, për Ismail Qemalin dhe tërë plejadën e rilindësve dhe idealistëve të shquar që, në ato ditë të vështira e të ftohta të fundit të vitit 1912, pas gati 500 vjetësh, i dhanë Shqipërisë një shtet të ndërtuar me gjithë kujdesin dhe përkushtimin maksimal, sipas modeleve më të mira perëndimore.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)