Korce gjykim i shkurtuar per vrasesit e taksistit
Rifilloi sërish proçesi gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë,ndaj 6 të rinjve ,të cilët akuzohen për vrasjen e taksistit 33 vjeçar Fredi Talelli, ngjarje kjo e ndodhur në nëntor të vitit 2010. Ka qenë kolegji penal i Gjykatës së Apelit, që disa muaj më parë prishi vendimin e shkallës së parë, duke e kthyer çështjen për rigjykim,me argumentin e shkeljeve të rënda proçeduriale, të cilat kishin cënuar proçesin e rregullt ligjor. Gjatë seancës të së hënës ,e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, çfarë do të thotë ,që ata do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, duke i shpëtuar në këtë mënyrë burgimit të përjetshëm.
Trupi i taksistit Fredi Talelli u gjet i masakruar përgjatë rrugës së fshatit Podgorie në rrethin e Korçës në nëntor të vitit 2010. Pas gjetjes edhe të mjetit të viktimës në lumin Shkumbin, policia e Korçës arrestoi 17 vjeçarin Arnest Xhaçka dhe 23 vjeçarin Elkjero Revani, si organizatorët e grabitjes dhe më pas vrasjes së Talellit. Në prangat e policisë ranë edhe 4 të rinj të tjerë nga Elbasani dhe Lezha, të cilët ndihmuan dy ekzekutorët nga Bilishti të fshihnin mjetin dhe armën e krimit. Gjykata e shkallës së parë dënoi me burgim të përjetshëm Elkjero Revanin, ndërsa dha 32 vite burg për 5 të pandehurit e tjerë. Disa muaj më vonë, pas ankimit të të pandehurve, për shkelje të ligjit në caktimin e masës së dënimit dhe refuzimin pa shkak të ligjshëm të kërkesës për gjykim të shkurtuar kolegji penal i gjykatës së Apelit,vendosi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim.