Serbët lirojnë 2 policët kosovarë, mbërrijnë në Kosovë
PRISHTINE- Dy policët kosovarë të arrestuar nga Serbia dy ditë më parë, mësohet se janë dorëzuar sot tek forcat e EULEX-it dhe së shpejti do t’u bashkohen familjeve.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat i referohen një deklarate të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili deklaron se Gjykata e Serbisë i ka liruar policët kosovarë.
Dy policët kosovarë i janë dorëzuar misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa tashmë kanë mbërritur në Kosovë. Zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton bëri të ditur se transportimi i tyre, është bërë nga qyteti i Prokuples, për në territorin e Kosovës.
Ai tha se hetimet për rrethanat e arrestimit do të vazhdojnë, por përjashtoi mundësinë që raporti final të jetë publik. Hauton nuk dha as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë.
Por, edhe pse u kthyen në Kosovë, dy policët nuk u dërguan në shtëpi, por nën shoqërimin e policisë së EULEX-it kanë vazhduar rrugën për në fshatin Dumnicë të Podujevës. Siç bën të ditur KohaVision, dy policët Shukri Binaku e Sami Beqir, u dërguan në fshatin Dumnicë që të verifikojnë vendin e saktë të arrestimit të tyre
Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan të shtunën në mëngjes, teksa po patrullonin në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.
Sipas deklaratave të autoriteteve serbe ata kanë shkelur territorin e Serbisë duke qenë edhe të armatosur. "Çfarë kanë kërkuar ata në territorin e Serbisë dhe sipas cilës marrëveshje?”, ka thënë ministri serb i punëve të Brendshme, Ivica Daçic.
Sipas tij dy kosovarët ishin të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë.
Akti ka ngjallur reagime të forta në Kosovë, Shqipëri por edhe nga partitë shqiptare në Maqedoni, ndërsa KFOR-i ka nisur tashmë hetimet për këtë ngjarje.
Prishtine, Komisioni Parlamentar: Është cënuar territori i vendit nga ana e Serbisë
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së dënuan arrestimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e Policisë së Republikës së Serbisë, ndërkohë që lidhur më këtë ngjarje kërkuan informata të detajuara nga Ministria kosovare e Punëve të Brendshme.
"Veprimet e Serbisë e kanë dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës. Është cenuar territori i vendit dhe uniforma e shtetit tonë, nga ana e Serbisë. Prandaj, ftojmë institucionet tona që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të mos tolerohen më veprime të tilla”, vlerësuan anëtarët e Komisionit.
Me këtë rast, sipas zyrës së shtypit të Kuvendit kosovar, kryetari i komisionit parlamentar për siguri, Ahmet Isufi, vlerësoi se është obligim i institucioneve që të mbrojnë territorin e vendit, qytetarët dhe vetveten, si dhe mos të lejojnë që të poshtërohen para veprimeve anti-Kosovë, të cilat po i ndërmerr Serbia.
Më tej, Isufi, këtë akt e konsideroi edhe si cënim të prezencës së Bashkësisë Ndërkombëtare në Kosovë, meqë BE-ja ka marrë obligim që të mbrojë kufijtë e Kosovës.
Anëtari i komisionit, Fatmir Xhelili, po ashtu ka shfaqur kritikat e tij edhe për KFOR-in, duke shtuar se edhe KFOR-i ka përgjegjësinë për sigurinë e vijës kufitare të Kosovës në drejtim të Serbisë.
(d.b/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ministria e Brendshme e Kosovës: Policët ishin në territorin kosovar Serbi, Dacic: Padi për 2 policët kosovarë. Cfarë detyre po kryenin në Serbi? Rasmusen: NATO e shqetësuar për zhvillimin e fundit Kosovë-Serbi Arrestimi i 2 policëve, KFOR nis hetimet, Kosova e Shqipëria dënojnë aktin Arrestimi, hakerat kosovarë sulmojnë 19 faqe webi serbe