E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hopper po jeton ditët e fundit

Legjenda e aktrimit Dennis Hopper është duke e humbur betejën me kancerin e prostatës, pasi që sëmundja vdekjeprurëse është përhapur në eshtrat e aktorit.

Ylli i filmit “Easy Rider” njoftoi për sëmundjen e tij në tetor të vitit që shkoi, ndërsa ishte shtrirë në spital me simptoma të ngjashme me gripin. Hopper po vuan nga kjo sëmundje që nga viti 2002.

Që pas shtrirjes në spital, aktori është në kujdes të vazhdueshëm, mirëpo News of the World citon mjekët të kenë thënë se 73-vjeçari po jeton ditët e fundit të jetës së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›