Elvis Presli i "shkrirë" në CD
Saimir Strati, i cili ka hyrë në librin e rekordeve "Guinness" ka prezantuar veprën e radhës jo të zakontë: portretin e Elvis Presli, sajuar me CD muzikore. Ajo ndodhet në ambientet e galerisë "Ibrahim Kodra" në katin e parë të godinës së Ministrisë së Kulturës, mes dhjetëra veprave të tjera të artistit. Në ekspozitë, gjithashtu, ndodhen dy veprat e Stratit, të cilat e futën atë në librin e rekordeve "Guinness": Leonardo da Vinçi i punuar me gozhdë dhe një kalë i punuar me kruajtëse dhëmbësh. Mozaiku i legjendarit të Rock‘n‘Roll-it, Elvis Presli, nuk i kalon përmasat e dy metrave katrorë, ndërkohë që një pjesë e veprave të paraqitura janë krijuar gjatë kohës që realizonte rekordin e dytë, ndërsa pjesa tjetër së fundmi. Njeriu i mozaikëve është përzgjedhur edhe si një ndër personazhet e një dokumentari rus, i cili këto ditë do të realizohet në Shqipëri. Ka qenë kjo një shtysë e madhe që ka bërë Stratin ta çelë ekspozitën e tij në një kohë rekord.
Punimet e rralla që realizon Saimir Strati janë pjesë e synimit të tij të kahershëm për t‘u përfshirë në librin e rekordeve "Guinness". Strati, prej 17 vitesh, krijon mozaikë, jo vetëm në dy, por edhe në tredimensional. Ai është kërkues i lëndës, i "gurit" të mozaikut që nga lëvozhgat e vezës, qelqi, e deri te disqet. Dy vjet më parë realizoi me 400 disqe në përmasat pak më shumë se natyralja portretin-mozaik të Adriano Çelentanos. Pas Agim Agushit, shqiptari që hyri në librin "Guinness" për rekordin e mbajtjes së topit me kokë ulur, Strati ishte i dyti shqiptar që hyri në librin e çudirave botërore, por i vetmi në fushën që ka zgjedhur.
Ai është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në 1989-n dhe po këtë vit fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Arteve të Aplikuara. Ka punuar si restaurues i mozaikëve në sitet antike të Butrintit, Apolonisë dhe Bylisit. Në vitin 1996 hapi ekspozitën e parë personale. Tre vjet më pas çeli një ekspozitë, ku prezantoi bashkë me pikturën edhe punët e para në mozaik.