Papa Benedikti: Harmonia fetare ne Shqiperi, shembull unik
Papa Benedikti XVI e ka cilesuar harmonine fetare ne Shqiperi si nje shembull unik te dashurise njerezore ne bote. Deklarata e Papa Benediktit eshte bere gjata takimit me presidentin Bamir Topi, i cili ndodhet per nje vizite ne Vatikan. Papa Benedikti XVI ka theksuar se, Selia e Shenjte do te vazhdoje te mbeshtese plotesisht Shqiperine ne te gjitha perpjekjet e saj per zhvillimin te metejshem te vendit ne te gjitha fushat, por dhe ne realizimin e aspirates integruese per ne Bashkimin Evropian, edhe ne kuader te kremtimit te 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise se saj. Gjithashtu Ati i Shenjte ka vleresuar edhe bashkejetesen e harmonine nderfetare qe ka karakterizuar popullin shqiptar gjate gjithe historise se tij shekullore, duke e konsideruar si "nje shembull unik te evidentimit te vlerave me te mira paqedashese njerezore. Ne kuader te vitit jubilar te 100-vjetorit te Pavaresise, Presidenti Topi e ftoi Atin e Shenjte, Papa Benediktit XVI qe te vizitoje Shqiperine, ftese e cila u pranua me shume kenaqesi dhe vizita do te realizohet ne nje kohe te pershtatshme. Nga zyra e shtypit mesohet se, Presidenti Topi ka shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e perkrahjen e vazhdueshme te Selise se Shenjte ne drejtim te zhvillimit te metejshem te marredhenieve mes Shqiperise dhe Shtetit te Vatikanit, konsolidimit te demokracise dhe institucioneve shqiptare, sidomos ne drejtim te ruajtjes e forcimit te bashkejeteses e harmonise fetare ne Shqiperi. Topi eshte takuar edhe me Sekretarin e Shtetit te Vatikanit, Kardinalin Tarcizio Bertone. Ne kete takim ka qene i pranishem edhe Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Seline e Shenjte, Rrok Logu. Gjate takimit, Kreu i Shtetit vleresoi ndikimin pozitiv fetar te Kishes Katolike ne Shqiperi nepermjet shtimit te veprimtarive te saj sociale e humanitare per te orientuar njerezit drejt vlerave te verteta njerezore, por dhe ne zhvillimin e metejshem te tradites se marredhenieve te shkelqyera nderfetare ne vend.