Emancipimi i grave është thelbi i qytetërimit
Epo, politikanët tanë kujtojnë se Shqipëria është Tirana. (Megjithëse, edhe për emancipimin e kesaj të fundit kam rezerva). Si mund të zhvillohet një shtet duke u përqendruar vetem tek kryeqyteti?
Emancipimi i femres është thelbi i zhvillimit të një shoqerie. E si mund të emancipohet ajo e gjorë në Librazhd, një nje kohe kur Kryeministri yne, kaq vite në kryeqytet, është shndërruar në një sportelist thashethemexhi moteli, mban shenim kush hyri e kush doli… Ka probleme tejet madhore për të zgjidhur Kryeministri yne, në një kohe që ajo e gjore atje në Librazhd, masakrohet. E gjithe kjo me kujton një film të Giusepe Tornatores “Malena” me Monika Beluçin, pikerisht ate skenen kur grate e rrahin Malenen për vdekje e i presin floket.