Gratë e dhunuara duhet të nxiten të denoncojnë
Dhuna kundër grave është e keqja e këtij vendi, ku policët nuk e bëjnë punën e vet. Për të vazhduar mendimin, ajo që më acaron më shumë, është qëndrimi që mban familja në kësi rastesh. Për hir të “turpit” dhe se çfarë do të thotë bota, janë kail që ta sakrifikojnë fëmijën e tyre.
E përgëzoj atë vajzën që pak kohë më parë e denoncoi bashkëshortin. Shume prej jush do thoni që duroi 8 vjet dhune, pse se beri me pare, etj., etj. Por, duke patur parasysh dhunen fizike dhe psikologjike që është ushtruar mbi këtë femer, është për t’u admiruar që ajo ka mundur të gjeje forcen në vetvete për të ikur nga shtepia dhe të kerkoje ndihme gjetke, larg Librazhdit. Uroj shume që keto shoqatat që ndodhen në Tirane, të mos jene të gjitha për të vjelur ndihmat që vine nga bota, por të merren me çështje serioze dhe të krijojne strehe, terapi dhe mbrojtje për femrat e dhunuara.