Entet publike duhet të ndihmojnë gratë e dhunuara
Persa i përket rrahjes së anëtarëve të familjes, gruas dhe fëmijëve, në shtetet e zhvilluara ndërhyjnë menjëherë entet sociale. Dhe pas disa keshillave dhe intervistave në menyre konfidenciale dhe nese dhunuesi nuk përmirësohet, atij i konfiskohen menjëherë anëtarët dhe dërgohen në strehim special, të fshehte dhe kujdesen për ta. Keshtu organet sociale për mbarëvajtjen e familjes e kanë fjalen perfundimtare. Rasti i zoterise me fakultet nga Tirana në Melbourne të Australise është mëse i vërtetë, sepse organet sociale janë shume të rrepte në këtë drejtim. Pra behet mbrojta para se me u be vone, keshtu që mos të mbarojë në tragjedi, keta e respektojnë konceptin e hapave parandalues.