Nimiç, raund të ri bisedimesh për emrin
Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit, Metju Nimiç planifikon të zhvillojë një raund të ri bisedimesh gjatë muajit gusht, ndërsa në shtator ai pritet të bëjë publike një pako të re propozimesh për emrin.
Nimiç, siç njofton televizioni A1 në Shkup, do të vizitojë Shkupin dhe Athinën nga mesi i muajit gusht, ndërsa në shtator ai do të prezantojë një pako propozimesh për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.
Sipas burimeve jozyrtare, Nimiç ka bërë që bisedimet e reja të jenë më efikase pas konsultave që nuk patën sukses në Nju Jork me palën maqedonase dhe greke.
Nimiçdo të fokusohet në një zgjidhje duke shmangur fjalët Maqedoni, gjuhë dhe nacionalitet. Pala maqedonase ka paralajmëruar se nuk do të pranojë që emri të zgjidhet me çdo kusht dhe me presionet greke. (INA)