E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emancipimi

Një ditë u mblodhën gra nga e gjithë Italia për të diskutuar se si do të mbronin të drejtat e tyre. Pas diskutimesh të shumta u vendos që gratë të “merrnin fuqinë në dorë” kur të shkonin në shtëpi. Pas një muaji do të takoheshin përsëri të flisnin për rezultatet që kishin arritur ndaj burrave. Kalon muaji dhe gratë mblidhen përsëri. E para fillon një grua nga Lombardia (Veriu i Italisë)
-Unë, sa shkova në shtëpi, i thashë burrit: “Ti do të bësh drekën dhe punët e shtëpisë, unë do të shoh televizor. Ditën e parë nuk pashë gjë (asnjë ndryshim). Ditën e dytë ai filloi të bënte punët dhe drekën.
Pas duartrokitjeve e mori fjalën një grua nga Roma:
-Unë, kur shkova në shtëpi, i thashë burrit: “Ti do të çosh dhe marrësh fëmijët nga shkolla, unë do të shkoj në bar të pi kafe”. Ditën e parë dhe të dytë nuk pashë gjë. Ditën e tretë ai bëri ashtu siç i thashë unë.
Në sallë u dëgjuan brohoritje për fuqinë e grave dhe më pas e mori fjalën një grua nga Siçilia:
-Kur shkova në shtëpi, i thirra burrit: “Ej, e kam vendosur. Që sot, ti do të merresh me punët e shtëpisë kurse unë do të rri në verandë të freskohem”. Ditën e parë nuk pashë gjë. As të dytën. As të tretën. Ditën e katërt fillova të shikoj pak vetëm nga syri i djathtë...

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›