E Diel, 1 Nëntor 2026

Mao Ce Dun, SHBA-ve: “Ju falim 10 milionë gra, i kemi me shumicë”

Sipas një dokumenti të zbuluar ditët e fundit nga Departamenti i Shtetit, lideri kinez Mao u përpoq ta zgjidhte problemin e popullsisë së Kinës në vitin 1973 duke i propozuar të dërguarit amerikan Henry Kissinger të dërgonte gra kineze në SHBA. "Kina është një vend i varfër. Nuk kemi shumë për të dhënë. Ajo që kemi me tepri janë gratë. Nëse i doni ato, mund t'ju japim disa, nja dhjetë mijë prej tyre", - citohet të ketë thënë Mao. Lideri kinez i rikthehet kësaj teme disa minuta më vonë, gjatë bisedës me diplomatin amerikan. “Nuk i doni gratë tona? Mund t'ju japim 10 milionë”, - shton ai. “Kemi shumë gra. Ato lindin fëmijë dhe jemi mbushur me fëmijë”, - thotë ai. Diplomati Kissinger vazhdon shakanë dhe i thotë: “Është një propozim i ri. Na duhet ta studiojmë”.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›