E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia dhe Islanda njohin Kosovën shtet

Ministri i Punëve të Jashtme të Islandës, Ingibjorg Solrun Gisladotir, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të së cilës konfirmohet njohja e Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. Në letrën e tij, ministri islandez, Ingibjorg Solrun Gisladotir, shprehet për gatishmërinë e Islandës për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve.
Edhe Parlamenti i Sllovenisë ka njohur sot pavarësinë e Kosovës, me shumicë dërrmuese të votave të deputetëve. Nga 67 deputetët e pranishëm gjatë votimit, 57 votuan pro propozimit të qeverisë sllovene për njohjen e Kosovës, ndërsa vetëm 4 votuan kundër.

6 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›