Xhouns transferohet në Mençester Junajted

Mançester Junajted paralajmëroi se do ta transferojë mbrojtësin e Bllekbërnit, Fill Xhouns, duke e hapur në këtë mënyrë garën publike të Alleks Fergusonit për transferet verore. Anglezi 19 vjeçar, Xhouns, ka arritur një marrëveshje pesë vjeçare me kampionin e Premier Ligës të cilën ai do ta nënshkruajë pas kthimit nga Kampionati Evropian nën moshën 21-vjeçare.
“Kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë dhe mezi po e pres këtë sfidë të re”, ka shkruar Xhouns në faqen e tij të Twiter-it.
Bllekbërn vlerësoi se kjo marrëveshje përbën një rekord për klubin.