mendet Manchester ofron 170 mln euro per Ronaldon
Manchester City është gati të bëjë çmenduri për të patur në skuadër Cristiano Ronaldon. Objektivi i klubit anglez ishte bërë i ditur prej kohësh, por telenovela e merkatos është pasuruar me detaje të tjera të rëndësishme që e afrojnë yllin e futbollit botëror me Premier Ligën.
Mediat angleze kanë zbardhur shifrat, duke bërë të ditur se klubi me pronar sheikun Mansur i ka orfuar Realit të Madridit 170 milionë euro. Një shumë marramendëse që ka tronditur pozicionin e skuadrës madrilene që pagoi 94 milionë euro për ta transfruar portugezin nga Manchester United përpara dy sezonesh.
Oferta e City ka tunduar së tepërmi vetë lojtarin, i cili jo vetëm do të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, por në të njëjtën kohë do të kthehej në lojtarin më të paguar. Çmenduria e klubit anglez shkon më tej. Ai është gati t’i ofrojë Cristiano Ronaldos 23.5 milionë euro në sezon, ndërsa lojtarit do t’i plotësohen të gjitha kushtet e tjera.
Ai do të marrë fanellën me numrin shtatë si dhe shiritin e kapitenit në skuadër. Të gjithë këto detaje afrojnë më shumë Cristiano Ronaldon me Manchestr City, ndërsa merkatoja e klubit anglez me shumë mundësi do të çmendë merkaton e futbollit botëror pikërisht në kulmin e fushatës së UEFA-s dhe presidentit të saj Mischel Platini për “fair-play” financiar.
Nertan Prifti