E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Dallas kampion. Trofeu i pare pas 30 vjetesh

 Dallas Mavericks ka fituar titullin kampion në kampionatin më spektakolar të basketbollit NBA. Ky është suksesi I parë pas 30 vjetësh për skuadrën teksane, e cila ka mundur në finale  Miami Heat me rezultatin 105-95. Dallas e udhëhequr nga gjermani Dirk Novicki fitoi 4 ndeshje kundrejt 2 të kundërshtarëve duke u ngjitur në majën e basketbollit amerikan. 
Në finalen e gjashtë qëndra Jason Terry ishte një nga pikat më të forta të Maveriks, ndërsa shënoi 27 pikë në ndeshjen e fundit. Tjetër protagonist i Dallas iështe sulmuesi Dirk Nowitzki, që pasi shënoi 21 pikë fitoi dhe cmimin si lojtari më I mirë I sezonit në NBA. Basketbollisti 30- vjecar, i cili ka qenë për dhjetë vjet pjesë e skuadrës së yjeve dominoi përballë talentit amerikan të Miamit LeBron James. Ky I fundit shënoi nëntë oikë në periodën e parë, por e mbylli ndeshjen me vetëm 21 pikë. 

Lojtarët e tjerë që shënuan më shumë për Heats ishin Chris Bosh dhe Mario Chalmers përkatësisht me  19 dhe 18 pikë. Gjithsesi, Dallas Maveriks arriti të qëndrojë gjatë gjithë finales në avantazh, duke festuar në fund titullin e parë kampion në NBA pas 30 vjetësh nga suksesi i fundit. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›