Embargoja, Kosova kthen mbrapsht kamionët serbë
PRISHTINE- Pas vendimit të Qeverisë për embargon e mallrave që vijnë nga Serbia për në Kosovë, vijnë dhe njoftimet për bllokimet e para të kamionëve me mallra që vijnë nga Serbia.
Sipas zyrtarëve të policisë kufitare njofton se në pikat kufitare më Serbinë, deri në orën 12:00 , 20 kamionë nuk janë lejuar të kalojnë në territorin e Kosovës.
Disa kamionë nuk janë lejuar as të kthehen prapa në Serbi, duke mbetur kështu të ngujuar në zonën neutrale mes kufirit shtetëror, Kosovë – Serbi.
“Në bazë të vendimit, ne jemi të obliguar që të gjitha importet të cilat janë të përcjellura më dokumente të shtetit serb, t'i kthejmë mbrapa” ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës. Sipas tij një numër i kamionëve tashmë janë kthyer mbrapa, ndërsa disa prej tyre po qëndrojnë pranë kufirit.
Vendimi për për vendosjen e masave të reciprocitetit për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën u mor dje, një ditë pas vendimit për shtyrjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Sipas këtij vendimi, mallrat që vijnë nga Serbia do të bllokohen plotësisht, pasi Kosova nuk i njeh vulat e Doganave të Serbisë, ndërkaq për mallrat që vijnë nga Bosnja, është vendosur një taksë doganore prej 10 për qind.
Nga Beogradi, sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Europian në lidhje me vendimin e qeverisë së Prishtinës për vënien e embargos ndaj produkteve serbe. Ai ka deklaruar se pret reagim të shpejtë të Bashkimit Evropian.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Embargoja,Tadiç: S'reagojmë me kundërmasa ndaj Prishtinës