Moti i keq, mblidhet shtabi i emergjencave në Bulqizë. Ja situata në akset rrugore
TIRANË- Përkeqësohet situata në Bulqizë, si pasojë e motit të keq. Mësohet se pasditen e sotme është mbledhur shtabi i emergjencave, për të vendosur në lidhje me evakuimin ose jo të banorëve të rrezikuar nga stuhia e dëborës.
Stuhi dëborë dhe ngrica ka edhe në qarkun e Korçës dhe në Pukë ku temperaturat kanë arritur deri në -11 gradë celcius.
Ndërkohë, aksi rrugor Korçë-Ersekë është bllokuar prej disa orësh ndërsa dhjetëra makina qëndrojnë në radhë.
Moti i keq, banorët në veri të izoluar prej 10 ditësh
Prej 10 ditësh vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Rrugë të bllokuara, situata emergjence shëndetësore, mungesa ushqimore.
Këto janë problemet me të cilat përballen banorët e zonave të bllokuara në Kukës, Dibër, Tropojë e Pukë, ndërkohë që dje nisi shpërndarja nga ajri dhe toka e pakove ushqimore në këto zona të izoluara. Gjatë natës kanë rinisur reshjet e dëborës gjatë natës në Pukë, Kukës, Dibër, Korcë dhe Malësinë e Madhe.
Mësohet se tre kamionë me paketa ushqimore nuk arritën të shkarkoheshin mbrëmë pasi magazinat e rezervave të shtetit janë të izoluara. Raportohet se ka filluar hapja e rrugës së komunës Qelez.
Në Kukës të gjitha komunat e bllokuara, ndërsa ka emergjenca për furnizim me ushqime, kreu i komunës Ujmisht deklaron se situata është jashtë kontrollit, nuk funksionon prej 9 ditësh asnjë qendër shëndetësore.
Në Dibër janë të izoluara komunat: Lurë, Kala e Dodës, Sllove, Muher, Ostren, Trebisht, disa fshatra të Martaneshit dhe disa fshatra të komunës Zerqan. Ka pasur probleme me të sëmuret, të cilët nuk kanë mundur të transportohen te mjeku për shkak të bllokimit të rrugëve.
MPPT: Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme me zinxhirë
Autoritetet raportojnë se, qarkullimi i mjeteve në akset kryesore rrugore të vendit paraqet vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, megjithë masat e marra nga drejtoritë rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve. Por, sipas tyre është bërë i mundur qarkullimi me zinxhirë në të gjitha akset kombëtare rrugore në veri dhe juglindje të vendit.
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit i kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të udhëtojnë në zonat verilindore dhe juglindore të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të borës, veç kësaj të jenë të vëmendshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
Sipas informacionit më të fundit në qarkun e Dibrës, gjatë natës ka patur reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë, e cila e vështirëson shumë situatën, duke hedhur borën edhe në ato vende që sapo janë pastruar. Aksi rrugor Ura e Skurajve-Burrel-Q.Bualli është i kalueshëm me zinxhirë deri në Qafë Dushk. Q.Bualli- Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë; Aksi Q.Bulli-Krastë qarkullohet me zinxhirë. Aksi Peshkopi-Muhurr-Q.Draj qarkullohet me vështirësi dhe me zinxhirë. Aksi rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë në segmentin Ura e Cerenecit- Ostren i Vogël është i kalueshëm me zinxhirë me shumë vështirësi, Ostren i Vogël-Stëblevë është i bllokuar (trashëshia e borës është mbi 2m).
Në qarkun e Kukësit, era e fortë ka pushuar duke lehtësuar situatën. Në autostradën dalje Tuneli-F.Dukagjin-Morinë qarkullohet pa probleme. Në akset: Kukës-Q.Shllak, Kukës-Krumë qarkullohet pjesërisht me zinxhirë. Kukës-Morinë(doganë), Aksi Kukës-Draj Reç, deri në 5.0km e fundit qarkullohet pa zinxhirë, segmenti në vazhdim deri në Draj Reç është i bllokuar. Krumë-Kam-Q.Prush qarkullohet pa zinxhirë. Aksi Kukës-Topojan-Shishtavec është i hapur deri në 2.0km e fundit, qarkullohet me zinxhirë. Segmenti në vazhdim është i bllokuar.
Në Tropojë gjatë natës ka patur reshje të dendura bore. Në akset: B.Curri-Sopot, B.Curri-Ura Fierzë, Plepa-Q.Prush(doganë), Sopot-Ura Bujan qarkullohet pjesërisht me zinxhirë. Aksi Sopot-Q.Morinë, qarkullohet me zinxhirë. Aksi Krumë-Kam-B.Curri qarkullohet pa zinxhirë deri në afërsi të Qafë Luzhës (në Q.Luzhë trashësia e borës është mbi 2 m). Vazhdon puna pa ndërprerje për përmirësimin e qarkullimit.
Në qarkun e Korçës, ka patur reshje bore. Në të gjithë akset e kësaj drejtorie qarkullohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës vazhdon të jetë e bllokuar si pasojë e stuhisë së erës. Nuk është ndërprerë për asnjë moment puna për hapjen e saj.
Në rrethin e Shkodrës, situata rrugore nuk ka ndryshuar. Vazhdon të fryjë erë e fortë në të gjithë qarkun. Aksi Ura e Kirit-Qafë Laç-Q.Qelë qarkullohet pa zinxhirë. Qafa Laç - Koman pa zinxhirë.
Në Malësinë e Madhe, aksi Dedaj-Razëm, vetëm 2 km e fundit te kampi qarkullohet me zinxhirë. Koplik-Bogë deri në Ducaj qarkullohet normalisht, segmenti deri në Bogë kalohet me zinxhirë.
Në rrethin e Pukës, aksi Q.Qelë-Pukë qarkullohet pa zinxhirë deri tek Ura e Gomsiqes, segmenti në vazhdim kalohet me zinxhirë. Pukë-Q.Mali i hapur, qarkullohet me një kalim me zinxhirë. Q.Mali-Q.Shllak qarkullohet me një kalim me zinxhirë dhe me vendndërrime çdo 50 m. Aksi Q.Mali-Fierzë, deri në Dardhë qarkullohet me zinxhirë me një kalim, segmenti në vazhdim është i bllokuar. Punohet intensivisht për përmirësimin e situatës. Kryqëzim Hadroj-Q.Benë qarkullohet me zinxhirë.
MPPT, tërheq vëmendjen për drejtuesit e mjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë për shkak të trashësisë së madhe të bores, veç kësaj të jenë të vëmendshëm pasi ekziston mundësia e rënies së ortekëve.
Në qarkun e Tiranës, në aksin Tiranë-Q.Krrabë (km 29) qarkullohet pa probleme. Në segmentin Trau Dajt-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet pa probleme. Qafë Mollë-Shën Mëri me zinxhirë.
Në autostradën Milot-Kalimash, në të gjithë aksin Milot-Rrëshen-Hyrje Tuneli-Dalje Tuneli-Fushë Dukagjin qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme. Punohet për shpërndarjen e kripës kryesisht në zonat që nuk preken nga dielli.
Në qarkun e Elbasanit, aksi kryesor Q.Krrabë (km29)-Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Q.Thanë është i kalueshëm pa probleme. Aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë është hapur deri te shkëmbi i Shalqinit. Segmenti në vazhdim deri në Kollogjesh po punohet për t’a rihapur, pasi gjatë natës ka patur stuhi bore. Aksi Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm deri në F.Studë. Segmenti fshati Tramosht-F.Studë është hapur disa herë por bllokohet për shkak të erës që çon borën tek pjesa e sapohapur. Segmenti në vazhdim deri në Stëblevë (trash. e borës mbi 150cm), është i bllokuar. Po punohet intensivisht me dy mjete për hapjen e këtij segmenti.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mirditë, banorët e bllokuar në Lajthizë: Hamë bukë e kripë