Emergjence ne SHBA shpallet gjendja e fatkeqesise

Presidenti amerikan, Barack Obama shpali zyrtarisht gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Nju Jork dhe në Karolinën e Veriut, për shkak të përmbytjeve që la pas uragani Irene. Dekreti i presidentit u mundëson dy shteteve të marrin fonde shtesë për të përballuar rimëkëmbjen nga dëmet e pësuara.
Irene shkaktoi 40 të vdekur në brigjet lindore amerikane, ndërsa dëmet vlerësohen në më shumë se 10 miliardë dollarë. Uragani ndërpreu energjinë elektrike në gjithë nju Jorkun, ndërkohë që në errësirë vazhdojnë të mbeten miliona persona në shtetet lindore.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë, sikundër pastrimi i rrugëve dhe furnizimi me ushqime i qyteteve të bllokuara. Ka qytetet që vazhdojnë të rreszikohen nga përmbytjet, për shkak të nivelit të rritur të lumenjve.
Presidenti Obama më herët dekalaroi gjendjen e emergjencës në territorin amerikan të shtetit të Porto Rikos, ku forca e uraganit Irene u ndje më së shumti, ndërsa vinte nga Karaibet.
Kërkesa për ndihmë mbërritën në Shtëpinë e Bardhë nga disa shtete. Gjendja e fatkeqësisë natyre vendoset me kërkesë të shtetit, atëherë kur dëmet e shkaktuara janë aq të ëmdha sa nuk mund të përballohen me fondet e qeverive lokale. Autoritetet amerikane njoftojnë se për zona më pak të dëmtuara, mund të shpallet gjendja e emergjencës, shtet pas shteti.
Juli Prifti