E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërimet e Obamës, Tom Vilsack, Sekretar për Bujqësinë

Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama ka në plan të emërojë ish-guvernatorin e Ajovës Tom Vilsack si sekretarin e tij të Bujqësisë, bëri të ditur rrjeti televiziv CNN.

CNN citoi burime të cilat thonin se Vilsack ka të ngjarë të emërohet sot, kur Obama pritet të njoftojë emërimin e senatorit të Kolorados Ken Salazar si sekretar të Brendshëm.

Vilsack, ish-guvernator i Ajovës për një mandat dyvjeçar, ishte demokrati i parë që u njoftua zyrtarisht se do të kandidatonte për president, por u tërhoq në shkurt të viti 2007 dhe më pas mbështeti kandidaten Hillary Clinton, duke u bërë bashkëkryesues i  fushatës së saj zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›