Shkodër, reshje shiu përmbytjet vetëm në Komuna
SHKODËR- Megjithë reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës së djeshme në qarkun e Shkodrës, situata sot duket e normalizuar.
Prefekti i Shkodrës, Mexhit Cungu tha për NEWS24 se reshjet e kanë përkeqësuar pak situatën me përmbytjet, pasi fryrja e lumenjve Gjadër e Kir ka rritur ndjeshëm nivelin e ujit në zonat e përmbytura.
Sipas Cungut, situata më e rënduar paraqitet sot në komunën Dajc, vecanërisht tek argjinatura.
Prefekti i Shkodrës bëri të ditur se ka informacione se janë rritur shkarkimet nga HEC-et mbi lumin Drin, cka pritet të ndikojë në rritjen e sipërfaqeve të përmbytura që këto ditë është ngushtuar për shkak të motit të mirë.
Në total sipërfaqja e mbuluar me ujë në zonat e Shkodrës është rreth 7 200 ha tokë. Në këto zona uji po mban të pushtuar prej më shumë se 2 javësh sipërfaqet e tokave dhe banesa. Në qytet, uji prej pak ditësh është tërhequr gati plotësisht, përvec lagjes së Livadheve ku ka ende prezencë të ujërave.
Orët e mbrëmjes së ditës së hënë kanë sjellë reshje të dendura të shiut në qarkun e Shkodrës. Rebeshi që zgjati për shumë minuta ka bllokuar akset rrugore të qytetit, ku niveli i ujit ka kaluar mbi trotuare. Nisur nga orët e vona të darkës kur qytetarët janë përgjithësisht në banesave të tyre, një situatë e tillë nuk krijoi probleme për komunitetin.
Ndërkohë, reshje të tilla të dendura janë regjistruar edhe në komunat e Nënshkodrës, ku sipas kryetarit të komunës së Dajçit, Arben Gjuraj, "një situatë e tillë është ndjerë menjëherë në shtratin e lumit Buna, qe ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit edhe në disa prej fshatrave të kësaj komune.
Ndërkohë, orët e para të mëngjesit të sotëm u shoqëruan me një pakësim të reshjeve, duke ulur kështu nivelit të ujit përmes rrjetit të kanalizimit të qytetit.
Gjatë një vëzhgimi te bere në zonën e Harkut të Berdicës, që është e para që e ndjen përkeqësimin e situatës, vihet re se situata është krejt normale.
(d.b/BalkanWeb)