E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërimet e reja në arsim, nga një komision i posaçëm

Mësuesit dhe drejtorët e shkollave nuk do të jenë më në dorë të drejtorisë arsimore por të një komisioni të posaçëm të ngritur në shkolla me 6 antarë. Drafti i ri i arsimit parauniversitar përcakton se shkarkimet dhe emërimet si për drejtorët ashtu edhe për mësuesit do të bëhen me pëlqimin e komsionit, pra me propozime të ardhur nga mësues, prindër dhe nxënës. Sipas Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj kjo mënyrë e re do shmang korrupsionin dhe emërimet politike.
Por ky projektligj ka ngjallur mjaft debate në komisionin kuvendor. Deputet e opozitës thanë se ende nuk është përcaktuar se kush do e drejtoj këtë komision gjë që sipas tyre i hap rrugë shkatërrimit të arsimit.
Ligji i ri sjell një sërë ndryshimesh si, procesi mësimor i fillores do të zgjasë 6 vjet. Ndërsa në 2014 maturantët do të japin testin e gjuhës së huaj. Ndërsa si mësues do të punësohen vëtëm ata që përfunojnë masterin shkencor dhe japin provimin e shtetit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›