E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emerimet e shefave, Gjykata pezullon urdhrin e ministrit Kosova

Prej me shume se 4 muajsh spitalet universitare terciare ne vend duket se jane ne kaos persa i perket shefave te cilet drejtojne sherbimet. Ky kaos tashme eshte shtuar edhe me se fundmi ku nje vendim i Gjykates ka saktesuar se urdhri i ministrit te Shendetesise, Halim Kosova per rikthimin e shefave te sherbimeve ne detyre eshte pezulluar. Kjo duket se do te sjelle nje perplasje mes shefave te vjeter dhe te emeruarve te rinj deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit. Keshtu, ne fillim te ketij viti ka qene nje vendim i Keshillit te Ministrave i cili parashikonte kufizimin e shtreterve ne spitalet terciare dhe grupimin e sherbimeve te ngjashme dhe per pasoje edhe reduktimin e shefave te sherbimeve. Pergjate muajit mars, kohe kur MSH drejtohej nga ish-ministri Vangjel Tavo u be edhe rizgjedhja e shefave. Nderkohe qe me ardhjen ne detyre, ministri i Shendetesise, Halim Kosova ne daten 30.04. 2013 ka nxjerre nje urdher i cili parashikon organizimin e sherbimeve dhe shefat e tyre te rikthehen sipas struktures se meparshme, para miratimit te VKM-se. Duket se ky urdher eshte bere shkak qe nje pjese e shefave te zgjedhur ne muajin mars te hedhin ne gjyq Ministrine e Shendetesise. Gjate dites se djeshme, Gjykata e Tiranes ka zhvilluar edhe seancen e pare ku gjyqtari Julian Hoxha ka marre vendimin per pezullimin e ketij urdhri, nderkohe qe Gjykata e Tiranes ka kerkuar zbatimin e urdhrit te ish- ministrit te Shendetesise Vangjel Tavo, ku ky i fundit largoi nga pavijonet rreth 52 shefa sherbimesh duke e reduktuar kete numer ne 16. Pak kohe me pare shfuqizimi i vendimit te bordit te Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” permes nje urdhri te ministrit te Shendetesise, Halim Kosova per rikthimin e shefave te vjeter te sherbimeve solli pakenaqesine e disa prej drejtuesve te institucioneve shendetesore. Ministria e Shendetesise u padit ne Gjykaten e Tiranes nga Orion Gliozheni, Pellumb Pipero, Ilir Tasho dhe Saimir Sinoimeri. Madje nje leter kunder zbatimit te ketij urdhri i eshte derguar edhe Kryeministrit Berisha, ne te cilet citohej se ky vendim arbitrar i ministrit Kosova, jo vetem eshte i nxituar, por para se gjithash eshte i pabazuar ne ligj, nuk vjen ne respekt te Ligjit te Arsimit te Larte dhe VKM-ve respektive, e mbi te gjitha krijon precedentin e emerimit dhe zevendesimit te shefave te sherbimit sipas preferencave personale te ministrit. Kjo situate ka krijuar nje kaos ne pavijonet e QSUT, mes shefave te rinj dhe atyre te vjeter. Duket se me kete vendim gjykate gjithcka do te qartesohet ne ditet ne vijim, ndersa nga Ministria e Shendetesise nuk ka ende nje reagim zyrtar.

Vendimi

Gjate dites se djeshme, Gjykata e Tiranes ka zhvilluar edhe seancen e pare ku gjyqtari Julian Hoxha ka marre vendimin per pezullimin e ketij urdhri, nderkohe qe Gjykata e Tiranes ka kerkuar zbatimin e urdhrit te ish-ministrit te Shendetesise Vangjel Tavo, ku ky i fundit largoi nga pavijonet rreth 52 shefa sherbimesh duke e reduktuar kete numer ne 16.

Ndryshimet e shefave

Ndryshimet e shefave kishin per qellim grupimin e sherbimeve dhe ato te drejtoheshin nga nje shef sherbimi, nderkohe qe ish-shefat te cilet kryenin kete detyre do te jene vetem shefa te klinikave, por duke pasur mbi krye nje tjeter shef sherbimi. Duket se kjo situate, ku tashme nuk dihet se kush do te drejtoje sherbimet dhe kush do te jete vendimmarres do te sjelle nje sere problemesh ne institucionet terciare. Te vetmet qe nuk kane probleme jane ato sherbime te cilat jane unikale ne vend dhe nuk kane hyre ne zgjedhje dhe perzgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›