Provimet e Lirimit, kater fushat ku bazohet testi Eljona Ballhysa
Nxenesit e klasave te 9-ta te shkollave 9-vjecare ne mbare vendin i nenshtrohen sot provimit te pare te lirimit, atij te gjuhes shqipe dhe leximit. Drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj ben te ditur se testi eshte hartuar nga kjo agjenci dhe jane marre te gjitha masat per mbarevajtjen e provimit, i cili ka strukture te ngjashme me provimet e Matures Shteterore. Harizaj ben te ditur se AKP-ja merret me hartimin e testit, nderkohe qe i gjithe procesi do te menaxhohet nga Drejtorite Rajonale Arsimore, te cilet me pas do te bejne edhe vleresimin e testeve mbi bazen e formulareve te pergatitur nga agjencia. “Ne kemi hartuar testin per provimin e lirimit te gjuhes shqipe dhe leximit. Ai i eshte shperndare te gjitha Drejtorive Rajonale Arsimore te cilet do te bejne edhe menaxhimin e mbarevajtjes se provimit si dhe vleresimin e testeve pas perfundimit, mbi bazen e formulareve vleresues te pergatitur prej nesh”,- eshte shprehur Harizaj. Ai ben te ditur se nxenesit duhet te kene parasysh se testi do te kete te njejten strukture si provimet e vitit te kaluar. Pra testi do te permbaje 25 pyetje gjithsej, 13 prej te cilave do te jene me alternative dhe 12 do te jene me pergjigje te lira prej nxenesve. Shkalla e veshtiresise do te jete e njejte me vitin e kaluar. Nderkohe qe kater jane fushat ne te cilen do te bazohet testi i gjuhes shqipe dhe i leximit. Pra testi do te kete pyetje nga morfologjia, sintaksa, fjaleformimi dhe drejtshkrimi. Mesohet se testi do te permbaje dy fragmente, nje letrar dhe nje joletrar, te cilat nuk jane pjese e teksteve te nxenesit. Ne plotesimin e testit nxenesi duhet te tregoje se eshte i afte te grupoje pjeset qe lexon sipas gjinive dhe llojeve letrare, te identifikoje ngjarjet kryesore ne nje histori; te dalloje gjuhen dhe stilin e shkrimtarit, te dalloje personazhet karaktere si dhe te dalloje figurat letrare. Ne testim do te maten edhe aftesite krijuese te nxenesve te cilet duhet te dine te krijojne nje material me disa paragrafe: nje paragraf hyres, nje paragraf pasues qe mbeshtet paragrafin e pare dhe qe paraqesin detaje, fakte dhe shpjegime te thjeshta. Pra nxenesi duhet te dije te krijoje nje ide dhe ta shpjegoje idene; te perdore struktura tradicionale per dhenien e informacionit sic eshte rendi kronologjik etj. Nxenesit duhet te kene kujdes ne menyren e te shkruarit, duke perdorur fjali te thjeshta dhe te perbera; te kombinoje fjali te ndryshme duke deshmuar nje zoterim te sakte te sintakses per nje qellim te caktuar. Po keshtu e rendesishme eshte edhe perdorimi i sakte i shenjave te pikesimit: pikecuditesen, pikepyetjen, presjen, apostrofin, thonjezat etj. Nxenesi duhet te dije te perdore sakte shkronjen e madhe. Rendesi do t’i jepet edhe njohjes se morfologjise, pra dallimit te emrit, mbiemrit, peremrit, foljes etj. Nuk do te mungoje dhe analiza sintaksore pra gjetja e kryefjales, kallezuesit, percaktorit, rrethanorit etj. Persa i perket fushes se katert leksikologjise dhe fjaleformimit nxenesit duhet te tregojne se dine te dallojne sinonimet dhe antonimet, te gjejne shprehjet frazeologjike si dhe te gjejne familjen e fjaleve dhe rrenjen e tyre. Pra nxenesit duhet te bazohen tek programet orientuese si dhe tek testet e viteve te kaluara per te dale sa me mire ne provim, i cili fillon ne oren 10 dhe mbaron ne 12.30.
Testi
Pra testi do te permbaje 25 pyetje gjithsej, 13 prej te cilave do te jene me alternative dhe 12 do te jene me pergjigje te lira prej nxenesve. Shkalla e veshtiresise do te jete e njejte me vitin e kaluar. Nderkohe qe kater jane fushat ne te cilen do te bazohet testi i gjuhes shqipe dhe i leximit. Pra testi do te kete pyetje nga morfologjia, sintaksa, fjaleformimi dhe drejtshkrimi. Mesohet se testi do te permbaje dy fragmente, nje letrar dhe nje joletrar, te cilat nuk jane pjese e teksteve te nxenesit.
Testi
Pra testi do te permbaje 25 pyetje gjithsej, 13 prej te cilave do te jene me alternative dhe 12 do te jene me pergjigje te lira prej nxenesve. Shkalla e veshtiresise do te jete e njejte me vitin e kaluar. Nderkohe qe kater jane fushat ne te cilen do te bazohet testi i gjuhes shqipe dhe i leximit. Pra testi do te kete pyetje nga morfologjia, sintaksa, fjaleformimi dhe drejtshkrimi. Mesohet se testi do te permbaje dy fragmente, nje letrar dhe nje joletrar, te cilat nuk jane pjese e teksteve te nxenesit.