Emërimet në gjykata, Xhafaj: Përzgjedhja mbi kritere profesionale
TIRANE- Partia Socialiste do të kthehet në kuvend për të votuar emrat e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese nëse ata do të miratohen me shumicë të cilësuar. Sekretari për cështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj duke e cilësuar mjaft të rëndësishëm këtë proces, kërkon të jetë transparent dhe konform të gjitha standardeve dhe kërkesave që parashikon ligji në mënyrë që emrat e përzgjedhur të jenë sa më profesionistë dhe të pandikuar politikisht.
“Përsa i përket vendimmarrjes, është e vërtetë që ne kemi artikuluar votimin me shumicë të cilësuar që do ta bënte edhe opozitën më efektive në këtë proces. Por ky nuk ka qënë një propozim i joni, ka qenë një propozim i partnerëve, të cilët e kanë artikuluar këtë dhe publikisht. Nëse do të jetë një proces që ka këtë besueshmëri dhe këtë qëllim të mirë absolutisht pse jo, sepse është përcaktuese jo për sot por për të nesërmen e demokracisë kushtetuese.” theksoi Xhafaj.
Sekretari për cështjet ligjore në PS rëndit edhe kriteret që duhet të përmbushin emrat e rinj që dhet të përzgjidhen prej kreut të shtetit.
“Ajo që është e rëndësishme si bazë është integriteti moral dhe së dyti, që shkon në të njëtën rëndësi është aftësia profesionale e gjyqtarit. A ka mundësi për ta bërë këtë, absolutisht po nëse realizohet një proces sa më i mirë dhe transparent përzgjedhjeje” u shpreh Xhafaj.
Deputeti socialist hedh kritika edhe mbi punën e bërë nga KLD dhe kërkon të rishikohet ligji për mënyrën se si zgjidhen gjyqtarët e këtij këshilli.
(e.n/News24/BalkanWeb)