Serbi, parlamenti rezolutë kundër krimeve ndaj serbëve
BEOGRAD- Parlamenti i Beogradit ka nisur hartimin e një projekt rezolute e cila dënon krimet e kryera kundër serbëve në konfliktin e armatosur në Kroaci, Bosnje- Hercegovinë, Kosovë si dhe në bombardimet e NATO-s 1999.
Në dokumentin, versioni përfundimtar i cili do ti nënshtrohet votës së deputetëve javën e ardhshme i bën apel parlamenteve të tjera, në mënyrë të vecantë atyre të vendeve të ish Jugosllavisë, që të dënojnë edhe ato krimet dhe ti japin një mbështetje të plotë organizmave shtetëror dhe ndërkombëtar që kërkojnë autorët, duke treguar se jeta e njeriut duhet të trajtohet e barabartë.
Parlamenti në të njëjtën kohë shpreh gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar procesin e pajtimit, dhe i bën thirrje të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë për të punuar së bashku për të krijuar kushtet për bashkëjetesë bazuar në barazinë e të gjitha kombeve dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë e pakicave, në mënyrë që krimet e së kaluarës nuk mund të ndodhë përsëri.
Në të njëjtën kohë parlamenti shpreh gadishmërinë e Serbisë për të vazhduar në procesin e pajtimit, dhe fton të gjithë vendet ish jugosllave të bashkëpunojnë për të krijuar kushtet për bashkëjetesë bazuar në barazinë e të gjitha kombeve dhe në respekt të drejtave të njeriut dhe të lirisë së pakicës në mënyrë që krimet në të kaluarën të mos përsëriten.
Më tre mars 2010 parlamenti serb miratoi një rezolutë ku dënonte masakrën e Srebrenicës, ku në 1995 forcat serbo boshnjake vranë 8 mijë myslimanë.
Partia konservatore dhe nacionaliste kërkoi hartimin e një rezolute ku kërkohej dënimi i krimeve ndaj serbëve.
(s.g/ansa/BalkanWeb)