Kriza ne Athine, opozita: Te pakesohen deputetet
ATHINE- Lideri i partisë opozitare greke ''Demokracia e re'', Adonis Samaras propozoi si masë antikrizë zvogëlimin e numrit të deputetëve të parlamentit grek nga 300 në 200, njoftoi sot gazeta "Ta nea".
Propozimi i Samarasit është dhënë në Forumin e Athinë me temë "Sfidat e Evropës Juglindore", organizuar nga revista britanike "The Economist".
Ai mendon se reduktimi i përbërjes së parlamentit do të kontribuojë për tejkalimin e krizës.
Samaras shtoi se ''Demokracia e re'' do të bashkëpunojë në përpjekjet për daljen e vendit nga kriza, por shpjegoi se kjo gatishmëri e partisë nuk do të thotë edhe pajtueshmëri me politikën qeveritare që, sipas tij, është fajtorja kryesore për krizën financiare.
(atsh/BalkanWeb)