Sfida në Boks, Qato e Ponce vijnë në Tiranë
TIRANë- Sfida e boksit mes kampionit të botës në versionin ëBF në peshën e mesme, boksierit shqiptar Kreshnik Qato, dhe argjentinasit Esteban Ponce, që do të zhvillohet në 2 maj në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ka nisur zyrtarisht me mbërritjen sot në Tiranë të boksierit argjentinas.
"Besoj se sfida do të jetë e bukur dhe me rivalitet. Shpresoj të arrij një rezultat pozitiv", u shpreh Ponce me të mbërritur në Shqipëri.
Rivali i Qatos, argjentinasi Esteban Ponce regjistron në ringun profesionist 16 fitore, nga të cilat 8 i ka mbyllur me nokaut (K.O), 4 humbje dhe 1 barazim.
Ndërkohë boksieri durrsak me banim në Londër që nuk njeh humbje në vitet e fundit dhe ka mbrojtur disa herë titullin e fituar në versionin ëBF pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje. Qato është në kërkim të fitores së 23-të në karrierën e tij.
Pas fitores së shënuar në 21 mars në Londër ndaj Aleks Splitkos, Qato ka zhvilluar gjatë këtij muaji fazën përgatitore në Lion të Francës.
Për drejtorin teknik të Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist, Hamdi Uka, “ndeshja mes Qatos e Poncës është një start i mrekullueshëm i boksit profesionist në Shqipëri. Kjo ndeshje është një eveniment i madh për boksin në vendin tonë.
Për komentatorin Ahmet Golemi, “Qato është kthyer në një hero në boksin shqiptar, ndërsa ish-komentatori Anastas Kopuzi theksoi se me këtë sfidë është rritur cilësia e organizimit të ndeshjeve të boksit në vendin tonë
Sipas FSHBP, “në ringun e “Asllan Rusit” në 2 maj, në mbrëmjen e mbrojtjes së titullit nga Qato, do të ngjitet dhe boksieri kosovar Shpëtim Shala, i cili do të sfidohet nga kroati Josip Jalushiç”.
(d.b/ATA/BalkanWeb)