E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Kosovë, shkëmbejnë energji, për 1 vit

TIRANË- Shqipëria e Kosova firmosin marrëveshje në fushën e energjisë. Nënshkrimi është kryer sot nga Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare, Muharrem Stojku dhe Kreu i Koorporates Elektroenergjitike të Kosoves Arben Gjykaj.

Në bazë të marrëveshjes një vjecare, Shqipëria do shkëmbejë me Kosovën, energjinë e tepërt elektrike dhe do ta rimarrë atë gjatë stinës së verës, - bëri të ditur kreu i KESH.

Stojku theksoi se ky shkëmbim i energjisë do të mundësojë që gjatë stinës së verës nga KESH, të mos importohet energji elektrike. Gjithashtu Stojku tha se energjia që do të eksportohet nga KESH gjatë muajit maj do të jetë 446 mln kilovat orë. Ndërkaq për kreun e KEK, Gjykaj kjo marrëveshje do të forcojë sistemin e energjisë në Kosovë, dhe do të mundësojë furnzimin me energji në raste emergjence.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›