E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, protesta, dhjetra mjete nisen drejt Tiranës

KORCë- Me dhjetra mjete të vogla e të mëdha janë nisur nga Korca sot, për të qenë të pranishëm në protestën e opozitës që pritet të zhvillohet pasdite në Tiranë. Burime nga Partia Socialiste e Korcës, benë me dije se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca drejt Tiranës.

Vetëm nga ky qytet numri i autobuzëve ka arritur në 22, dhe rreth 90- makina të vogla ndërsa pritet që numuri i tyre të jetë në rritje duke e llogaritur në rang qarku. Sipas organizatorëve qytetarët e Korcës kanë shprehur dëshirën e tyre masivisht për të qënë pjesë e mitingut të organizuar nga Partia Socialiste.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›