Emërimi i Gjyqtarëve – Parlamenti dhe Presidenca do bashkërendojnë punën për të arritur konsensusin
Emërimi i gjyqtarëve është një proces që kërkon koordinimin e punës ndërmjet institucionit të Kuvendit dhe atij të Presidentit, për gjetjen e konsensusit. Kështu ka deklaruar Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila vuri në dukje se “sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, institucioni i Kuvendit dhe ai i Presidencës, si institucionet kryesore të shtetit, duhet të bashkërendojnë punën për të gjetur një konsensus për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”. Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetares së grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kryetarja e Kuvendit theksoi se “Kuvendi i Shqipërisë funksionon në bazë të Kushtetutës, Rregullores dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në rastin e emërimit të gjyqtarëve, ky është thelbi mbi të cilin do të bazohet veprimtaria e Kuvendit”. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18.1.2008, në thelbin e tij kërkon të shmangë stituata në të cilën një institucion mund të propozojë pa pyetur, apo institucioni tjetër të miratojë apo të rrëzojë pa pyetur. Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kryetarja e Kuvendit. Duke iu referuar më tej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja Topalli u shpreh se “ky vendim i jep meritën e emërimit Kuvendit, por në të njëjtën kohë thotë se institucioni i Presidentit dhe institucioni i Kuvendit duhet të bashkërendojnë punën për të gjetur konsensusin”. Në këtë drejtim, Kryetarja e Kuvendit u shpreh tërësisht e gatshme dhe e hapur në zbatim të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas saj, beson në “dialogun e koordinimit dhe bashkërendimit të punës së institucioneve për të gjetur konsensusin”. “Asnjëherë nuk është vonë për të bashkërenduar dhe koordinuar punën dhe për të gjetur konsensus. Aq më tepër kur ky është një detyrim i imponuar, i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë institucionet, ndaj unë natyrisht nuk kam ndërmend të mos e zbatoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kryetarja e Kuvendit. Presidenti dekretoi Artan Zenelin, Kristaq Trajën dhe Zamir Podën si anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që pritet miratimi i tyre nga Kuvendi.
Patozi: PS, e frymëzuar nga qëllime të pastra politike dhe tendencioze/Partia Demokratike ka reaguar dje lidhur me qëndrimet e fundit të Partisë Socialiste për emërimet në Gjykatën e Lartë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, u shpreh dje se “pretendimet e ditëve të fundit, të përfaqësuesve më të lartë të PS-së lidhur me emërimet në Gykatën e Lartë, janë krejtësisht abuzive, të pabazuara në fakte dhe të frymëzuara nga qëllime të pastra politike”. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi u shpreh të dje se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën parlamentit të shqyrtojë me themel dhe në substancë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë”. Për grupin parlamentar të PD-së, Patozi, çdo formë e presionit politik në proçedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë është sa joproduktive, aq edhe e papranueshme. Sipas tij, deri tani në këtë proçes nuk është shkelur dhe dhunuar asnjë afat ligjor dhe asnjë detyrim kushtetues, e aq më pak të jenë cënuar të drejtat e njeriut të ndonjë personi”. Kreu i deputetëve demokratë theksoi se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese i njeh qartësisht parlamentit të drejtën e shqyrtimit në themel dhe në substancë të çdo kandidati që ofrohet për anëtar të Gjykatës së Lartë”. “Ky është një atribut që është i detyrueshëm të pranohet jo vetëm nga mazhoranca apo nga disa forca politike, por nga të gjithë”. Më tej, Patozi nënvizoi se “deklaratat e drejtuesve të PS-së ne i konsiderojmë një formë të qartë presioni politik, që nuk shkakton asnjë pasojë në qëndrimin tonë korrekt, kushtetues dhe ligjor për këtë çështje”.
Pas Ramës edhe Leskaj, me shantazhime ndaj kryetares së Kuvendit/Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, i ka kërkuar dje, kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, të dërgojë në Kuvend, për votim emrat e 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të dekretuara pak ditë më parë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. “Ky veprim i saj është në kundërshtim të hapur me ligjin”, deklaroi Leskaj. “Grupi Parlamentar i PS ka vlerësuar nevojën e reformave në vend dhe për këtë është bërë iniciues i paktit për reformat në drejtësi, por reformat humbasin vlerën kur vazhdon presioni për të kapur institucionet e pavarura, kur nuk respektohet pavarësia e tyre”, tha Leskaj. “Për këtë arsye ne si grup parlamentar, presim votimin e dekreteve të Presidentit dhe po vlerësojmë idenë e mocionit për shkarkimin e Jozefina Topallit si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë”, tha më tej ajo. Sipas saj, kryetarja e Kuvendit nuk ka reflektuar pas kritikave të opozitës se ka tejkaluar çdo kompetencë kur ka dërguar për verifikim organeve te ministrisë së Drejtësisë, policisë dhe Ministrisë së Brendshme emrat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dekretuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Ajo akuzon Topallin se në rastin e 5 kandidatëve, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, ka shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe ka cënuar personalitetin e tyre.