Lohan dhe Bosch: BE të financojë projektet në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vendin tonë kanë bërë thirrje dje që qeveria shqiptare të verë në fuksionim mekanizmat që mundësojnë luftën kundër trafikimit të qenievë njerëzore. Ambasadori amerikan John L.Ëithers dhe ambasadori i Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Helmuth Lohan, deklaruan dje në Prezantimin e Strategjisë Kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore (2008-2010), organizuar nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me OSBE, se Bashkimi Evropian duhet të financojë projektet kundër trafikimit në Shqipëri dhe nga ana e saj qeveria shqiptare duhet të vërë në zbatim strategjitë. “Deri me tani nuk është bërë asnjë zbatim i strategjive. Qeveria duhet të nisë mekanizamat ligjorë e financiarë për të kaluar nga hartimi i strategjive në zbatim konkret të tyre”, u shpreh ambasadori Ëillers duke theksuar se “zbatimi i strategjive, është pjesa më e vështirë cila deri më tani nuk është parë që të vihet në zbatim”. Ndërsa, ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch deklaroi se “zbatimi i masave për luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe fëmijevë është ende në nivel të dobët”. Sipas Bosch ka mospërputhje mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe ato të organizatave ndërkombëtare. Ambasadori i OSBE i bëri thirrje qeverisë të intesifikojë përpjekjet në kuadër të luftës së këtij fenomeni shqetësues. Në fjalën e tij Ambasadori i Këshillit Europian për Shqipërinë Helmut Lohan tha se është e nevojshme që BE të financojë projektet kundër trafikimit por “zbatimi i çdo inisiative është gjëja më e rëndësishme dhe celësi i suksesit”. Ndërkaq, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, nënvizoi nevojën për miratimin e shpejtë të kësaj strategjie, e cila do të bëjë të mundur thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të efektshëm mes aktorëve të ndryshëm të përfshirë, si dhe përmbushjen e suksesshme në kohë të angazhimeve të marra. Ndërsa ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka tha se objektivat e institucionit që ai drejton janë mbrojtja e viktimave të trafikuara, parandalimi i trafikimit, si dhe krijimi i bashkëpunimit ndërministerial dhe ndërinstitucional.
Kryeprokurorja Rama: Lufta kundër trafikimit, prioritet i organit të akuzës/ Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi dje në Prezantimin e Strategjisë Kombëtare të Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (2008-2010) se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbetet një prioritet kryesor i organit të akuzës. Në fjalën e saj në këtë veprimtari, kryeprokurorja Rama theksoi se “trafikimi i qenieve njerëzore në tërësi dhe i grave e të miturve në veçanti, ka qënë dhe vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vende të tjera, të cilat janë prekur nga ky fenomen në pozicione të ndryshme, nga ato të një vendi të origjinës së trafikimit, të tranzitimit të tyre ose destinacionit të tyre të fundit”. “Duke vlerësuar rrezikshmërinë e këtij lloj kriminaliteti dhe përhapjen e nevojën për ta luftuar atë, Shqipëria luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore e ka pasur në qendër të vëmendjes dhe e ka zhvilluar atë mbi bazën e një strategjie kombëtare, në të cilën janë përcaktuar detyra si për organet shtetërore, ashtu dhe për organizata të ndryshme”, nënvizoi kryeprokurorja Rama.
Sipas saj, këto detyra kanë ndihmuar në përmirësimin e legjislacionit penal në këtë fushë, gjë që ka çuar në bërjen e miratimin e disa neneve të Kodit Penal, që parashikojnë forma të ndryshme të kësaj veprimtarie, për parandalimin e këtyre veprave penale, në zbulimin dhe goditjen e tyre, si dhe në mbrojtjen e riintegrimin e viktimave të trafikimit, sidomos të grave e fëmijëve”. Kreu i organit të akuzës nënvizoi se “prokuroria shqiptare ka qënë dhe mbetet e ndërgjegjshme për rolin e saj në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Ky organ është pjesë e strategjisë kombëtare të luftës kundër kësaj veprimtarie kriminale dhe ka rritur cilësinë e punës në hetimin e këtyre çështjeve dhe rritjen e nivelit e përfaqësimit të akuzës në gjykim në këto çështje”.