Emërimi i dy Zv.ministrave, Tahiri i quan pazare
Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri në një reagim të shpejtë, deklarohet publikisht kunder emerimeve te dy zevendesministrave, në ministrine Kultures dhe të Arsimit.
“Une deputeti Dashamir Tahiri deklaroj publikisht qe nuk behem pjese e ketyre pazare dhe distancohem nga keto veprime personale te cilitdo qofshin ato.”- thuhet nder te tjera ne reagimin e Tahirit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ardian Tano u emërua sot zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, ndërsa Abaz Hado, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
“Ju bej me dije qe une dhe pjesa me e madhe e anetareve te partise nuk kishim dhe nuk kemi asnje dijeni derisa sa pamë ne titra emerimet e sotme. Ne mungese te zgjedhjeve te partise dhe rrjedhimisht te strukturave te saj, deklaroj qe ky nuk eshte nje vendim forumesh por nje vendim personal i kryetarit”- thuhet ne deklaraten e Tahirit.
Me tej, ai shpreh indinjaten e tij per marrjen e lajmit nga mediat, duke shtuar se, eshte teresisht i indinjuar qe vendime te tilla kryen ne kundershtim te plote me vullnetin vendimmarres te PDIU-së.
Sot nuk eshte marre parasysh, Vlora, Saranda si qytete te nje qarku qe nxorri deputetin e pare te PDIU. Nuk u morre parasysh Fieri e Lushnja qe veç per mangesi elektorale dhe per pak vota partia humbi mandatin e dyte, thekson Tahiri.