“Emërimi i gjyqtarëve jo në bazë të farsave klienteliste”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, 3 ditë para mbarimit të mandatit, sulmon ashpër Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas tij, ky institucion po emëron gjyqtarë jo në bazë të aftësive, por në bazë të një farse kienteliste. “Nuk mund të ketë reformim të gjyqësorit kur në vend të vlerave promovohet paaftësia dhe antivlera, kur procesi i konkurrimit kthehet në një farsë klienteliste dhe shpërfillet gjykimi i ndershëm dhe profesional. Për fat të keq, ky realitet u shfaq dhe në disa emërime të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, - tha Kondi gjatë konferencës për "Drejtësi të Pavarur" e organizuar nga universiteti "Marin Barleti", të zhvilluar dje. Menjëherë pas tij ka reaguar ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibeaj, i cili ka pohuar se deri tani kemi pasur sukses në tentativat për të inicuar reformimin e gjyqësorit, por kemi dështuar në përmirësimin e tij. Ai tha se është e nevojshme një ndërhyrje e mëtejshme në sistemin gjyqësor dhe kjo jo si rezultat vetëm i presionit ndërkombëtar, por sepse është një kërkesë e brendshme e vetë realitetit tonë. Kreu i Gjykatës së Lartë në 6 qershor duhet të largohet nga posti që mban aktualisht për shkak të mbarimit të mandatit. Para tij, edhe 6 anëtarëve të kësaj gjykate u ka mbarur mandati duke thelluar më tej krizën në Gjykatën e Lartë.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008