“Topalli të japë dorëheqjen”
Autori i Lajmit: red.
Debati për çështjen e një mocioni kundrejt Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka sjellë krisje edhe brenda vetë mazhorancës. Aleatë të djathtë shprehen pro largimit të saj. Demokristiani Nard Ndoka, i cili është njëkohësisht dhe ministër i Shëndetësisë, ka vlerësuar kryeparlamentaren Jozefina Topalli si një kosto për Partinë Demokratike. Sipas tij, kryeparlamentarja, jo rrallë herë, ka kaluar kufijtë e etikës së postit që zotëron. Ndërkohë lidhur me dekretet e presidentit Topi, ai tha se është e drejtë e tij t i dërgojë dekretet dhe obligim i Topallit t i sjellë në Kuvend për shqyrtim.
Reagimi
Kundër Topallit tashmë janë renditur jo vetëm partitë e opozitës, por edhe aleatë të selisë blu. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh dje për mediat se Topalli shpesh ka kaluar kufijtë e etikës. “Topalli në krye të Parlamentit është kosto e madhe për PD-në. Do të ishte mirë që Topalli të dorëhiqej dhe kjo do të përbënte lehtësim të madh dhe për vetë partinë e saj”,- tha Ndoka. Kreu i PDK-së, ashtu si dhe PS, akuzon Topallin se e ka kthyer Parlamentin si pronë të saj. Gjithsesi PDK, siç bën të ditur Ndoka, vendimin për mocionin ndaj saj do ta bëjë vetëm në mazhorancë. “Vendimin do ta marrim në mazhorancë”, - u shpreh ai. Ndoka u bashkohet në këtë mënyrë partive të opozitës, por dhe zërave të ndryshëm nga mazhoranca, të cilët kritikojnë qëndrimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndoka ka shprehur edhe më parë kritika për kreyeparlamentaren, të cilën e ka akuzuar dhe për tentativa për të përçarë Partinë Demokristiane.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008