E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagjumësia pengon rritjen e qelizave të reja

Autori i Lajmit: red.
Pagjumësia mund të shkaktojë ndalimin e qelizave të reja në tru, sipas sugjerimit të një studimi. Një grup studiuesish zbuloi se pagjumësia ndikon në atë që në gjuhën mjekësore quhet Hipocampus dhe shpjegohet të jetë rajon i trurit, që ka të bëjë me krijimin e memories.
Studimet e kryera rreth formimit të trurit tregojnë se ato që sjellin efekte në tru janë pikërisht hormonet e stresit. Një ekspert anglez tha se do të ishte shumë interesante të shihej se si edhe gjumi shumë i shkurtër ka të njëjtin efekt. Studimet janë kryer te kafshët duke marrë disa prej tyre dhe duke i lënë 72 orë pa gjumë.
Pastaj, janë krahasuar kafshët e deprimuara prej gjumit me ato që kanë kryer procesin normal të fjetjes dhe kanë zbuluar se ato që nuk kishin fjetur, kishin një nivel më të rritur të hormoneve të stresit, që quhet ndryshe corticosterone, shoqëruar kjo edhe me rënien e ritmit të prodhimit të qelizave të reja në tru dhe pikërisht në zonën e quajtur hipocampus. Rezultati i këtyre eksperimenteve dhe vëzhgimeve tregon se niveli i rritur i hormoneve të stresit, i krijuar nga pagjumësia ose gjumi i pjesshëm, shpjegon reduktimin e prodhimit të qelizave në trurin e të rriturve.
Megjithatë, niveli i nervave nuk prishet edhe për një periudhë pagjumësie ose gjumi të çrregullt dyjavor dhe truri gjatë kësaj kohe rrit përpjekjet e tij, në mënyrë që të kundërveprojë ndaj pakësimit të qelizave.

Përse gjumi na ikën me kalimin e kohës dhe me plakjen tonë?
A njihni ndonjë gjë më të bezdisshme sesa të kalosh një natë të tërë pa gjumë, duke dëgjuar tik-takun e orës, që në ato orë të heshtura e të vona u ngjan të shtënave me top?
Netët e pagjuma ua shterin njerëzve dëshirën për jetën. Nëse nuk jeni shlodhur aq sa duhet, do të shihni që me kalimin e kohës do të filloni të harroni, nuk do të mund të përqëndroheni aq sa duhet, do të jeni më të predizpozuar për incidente dhe në përgjithësi, do të ndjeheni të irrituar dhe të acaruar.
Në pjesën më të madhe të rasteve, moshat e reja flenë rreth 8 orë gjumë në natë. Me kalimin e kohës, kjo shifër fillon e bëhet gjithmonë e më e ulët.Një ndër faktorët që shkakton pagjumësinë me kalimin e kohës është edhe marrja e ilaçeve të ndryshme.

Faktorët që prishin gjumin
1. Dhimbjet
Njerëzit që vuajnë nga artritet mund të kenë vështirësi në fjetje apo të mos i zërë gjumi për shkak të dhimbjes së kockave. Një studim i 1996-s ka arritur në përfundimin se të sëmurët me artrit, në 30% të rasteve, dhimbjet i ndiejnë natën. Shifra kalon në 60% kur bëhet fjalë për persona mbi 50 vjeç.
Nëse vuani nga artriti, duhet të kërkoni mjekun tuaj dhe të kuroni sëmundjen.
Persona të tjerë që nuk arrijnë të flenë natën, janë nga ata që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, dhimbja e kokës, muskujt, këmbët...
2. Urthi
Urthi i natës bën që herë pas here ju t ju dalë gjumi e të mos flini të qetë. Këshilla më e mirë është që të merrni mjekimet përkatëse.
3. Sëmundjet e mushkërive
Astma, sëmundjet e mushkërive dhe një sërë sëmundjesh të tjera neuromuskulore, mund të jenë një shkak i fuqishëm i pagjumësisë. Nga një studim rezultoi se 74% e të sëmurëve me astmë mbeten pa gjumë çdo ditë të javës.
4. Menopauza
Problemet e frymëmarrjes, të kombinuara me ato të menopauzës, mund të jenë shumë shqetësuese gjatë natës e t ju lënë pa gjumë.
5. Mjekimet
Konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj, nëse po merrni ilaçe dhe këshillohuni me të për dozat e duhura. Pyeteni gjithashtu, nëse ka ndonjë ilaç që t ju ndihmojë të flini. “Te moshuarit duhet të zgjohen disa herë natën e të shkojnë në WC”,-thotë dr. Molin.-Kjo bën që edhe t ju kapërcejë gjumi.”
6. Ndryshimet në reaksionet kimike
Prodhimi i hormonit melatonin,që ndikon në gjumin dhe pagjumësinë, bie me kalimin e kohës, pikërisht atëherë kur ju filloni të keni probleme me gjumin.

Të flesh mirë?!
Si thoni për një gotë qumësht të nxehtë?
Ky zakon i vjetër shtëpie mund t ju ndihmojë që të flini të qetë. Eshtë shumë e rëndësishme që ta provoni për të vetmin qëllim...”Ajo që është e rëndësishme, është se ju jeni të zgjuar dhe aktive, e keni thyer rutinën e zakonshme, nuk ka për t ju zënë gjumi. Nëse do të merrni një libër në dorë e të nisni të lexoni, të pini një gotë qumësht, të relaksoheni në një vaskë të nxehtë etj....,të jeni të sigurt se më pas do të flini të qetë për tërë natën.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›