“Në 20 muaj, 12 ligje antikushtetuese të miratuara”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste vlerëson se Kuvendi është i korruptuar dhe ligjet po bllokohen nga persona të dyshimtë, klientë të Berishës. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, pohoi dje se Kryetarja e Kuvendit nuk mund të jetë simbol i Kushtetutës kur në 20 muaj janë 12 ligje antikushtetuese të shpallura të tilla nga Gjykata Kushtetuese të miratuara nga Topalli, madje disa me shpejtësinë e dritës dhe nën nxitjen e parave të pista. Sipas tij, në Kuvend po aplikohet standard i dyfishtë në emërimin apo votimin e anëtarëve të institucioneve të pavarura. Madje, Braçe tha se Kuvendi është kthyer në një geto të padenjë për një vend evropian, ku nuk ka liri. “Kuvendi është kthyer në një shtëpi korrupsioni, ku duart e pista kanë hapur procesin ligjbërës duke detyruar dhe ligje që vranë njerëz, ku ligjet blihen nga lloj-lloj horrash, klientë të Sali Berishës, që bëjnë para të paligjshme, Kuvendi është kthyer në një lavatriçe të parave të lloj-lloj horrave, klientë të Sali Berishës, të cilët përmes Parlamentit, votimeve të blera në të, po marrin të mira publike, licenca, toka “pa 1 euro”, të drejta biznesi, favore të paligjshme pa kufi”, - tha Braçe. Ai kërkoi në emër të deputetëve socialistë që më 9 qershor të votohen në Kuvend dekretet e Presidentit dhe më 12 qershor imuniteti i Mediut. Në të kundërt, ai pohoi se do të vazhdohet me mocionin e mosbesimit ndaj Topallit.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008