Emërimi i gjyqtarëve, rregullore e re
Trazhgim Sokolaj
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një projektvendim për kriteret mbi të cilat këshilli I Lartë I Drejtësisë duhet të plotësojë vendet vakante në gjykata me emërime të reja. Dokumenti është quajtur sistemi i pikëzimit të gjyqtarëve. Ai parashikon një sërë kriteresh që duhen marrë në konsideratë nga KLD për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë. Sipas projektvendimit, në rast miratimi të tij, kriteret e vlerësimit të gjyqtarëve janë: 1. Vjetërsia në profesion; 2. Rezultatet e punës në vijimësi dhe 3. Veprimtaria shkencore e akademike. Komisioni i Posaçëm i shqyrtimit të kandidatëve
Vjetërsia në punë sipas projektvendimit llogaritet mbi bazën e këtyre kritereve: Numri i viteve në profesion (15 pikë), lloji i gjykatës në të cilën (15 pikë), kandidati ka ushtruar detyrën dhe mbi bazën e së cilës do të llogaritet vjetërsia, lloji i statusit që ka mbajtur kandidati gjatë viteve të vjetërsisë në punë (10 pikë). Lidhur me kriterin e dytë kryesor, atë të rezultateve të punës në vijimësi, janë përcaktuar tre komponentë: sasior (15 pikë), cilësor (25 pikë) dhe kohor (5 pikë). Sipas projektvendimit, kriteri i tretë kryesor mbi bazën e të cilit zgjidhen kandidatët për emërim në vendet vakante në Gjykata është kriteri i veprimtarisë shkencore e akademike përbëhet nga tre komponentë: Titulli shkencor (master, magjistrat dhe doktor shkencash) (12 pikë), botimet Shkencore (5 pikë), lloji i botimit (3 pikë), tema e botimit, tirazhi i botimit dhe pjesëmarrja në seminaret trajnuese të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Përzgjedhja
Projektvendimi i Ministrisë së Drejtësisë parashikon se për çdo vit pune në gjykatë, kandidatit i shtohet një pikë ndërsa në rast se ka mbi 15 vjet përfiton 15 pikë. Në vlerësim shqyrtohet edhe lloji i gjykatës, e cila merr 10 pikë, në rast se kandidatët kanë dhjetë vjet punë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seksioni Penal përfitojnë dhjetë pikë. Nëse gjyqtari kandidon, për një vend vakant më të ulët se vendi i punës që ka pasur, për çdo vit përfiton një pikë/vit pune. Në vlerësim ka një peshë specifike edhe statusi, gjyqtarët që kanë dhjetë vjet në profesion përfitojnë dhjetë pikë ndërsa për çdo vit vjetërsie në punë, ndihmës-gjyqtarit i shtohet 0.5 pikë në vlerësim. Në lidhje me vlerësimin e punës në vijimësi projektvendimi parashikon rritje pikësh për ata gjyqtarë që kanë dhënë vendime të cilat janë lënë në fuqi në shkallët më të larta të gjyqësorit.
KRITERET E VLERËSIMIT
1.Vjetërsia në profesion
Numri i viteve në profesion
Lloji i gjykatës në të cilën kandidati ka ushtruar detyrën
Lloji i statusit që ka mbajtur kandidati
2. Rezultatet e punës në vijimësi
Sasior
Cilësor
Kohor
3. Veprimtaria shkencore e akademike
Titulli shkencor (master, magjistrat dhe doktor shkencash)
Botimet Shkencore
Lloji i botimit
Tema e botimit,
Tirazhi i botimit
Pjesëmarrja në seminaret trajnuese të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës