Fini:“Bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona, është perspektivën shqiptare për integrim evropian”
Kryetari i Parlamentit të Italisë, Gianfranco Fini i ka dërguar dje një letër urimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë znj.Jozefina Topalli, ku e përgëzon personalisht, por edhe në emër të anëtarëve të dhomës së deputetëve për rizgjedhjen e saj në krye të kuvendit shqiptar. Në letrën e tij, zoti Fini, duke shprehur mbështetjen për aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, shkruan: “Jam i bindur që mund të vazhdojmë të rrisim marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona, të konsoliduar prej kohësh, në perspektivën e realizimit të aspiratave shqiptare për integrim evropian, tashmë që keni arritur me sukses objektivin e anëtarësimit të vendit tuaj në NATO. Shfrytëzoj rastin t’ju rinovoj vlerësimin dhe konsideratën time”.
Kryetarja e Kuvendit ka marrë urim edhe nga sekretariati i delegacionit të parlamentit italian në OSBE, përmes një letre ku ndër te tjera shkruhet: “Marrëdhëniet mes parlamenteve të vendeve tona dhe mes delegacioneve ndërkombëtare respektivë janë karakterizuar tradicionalisht nga një nivel miqësie dhe bashkëpunimi që reflekton lidhjet e thella mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë letër, Kryetari i këtij sekretariati ndër të tjera shkruan: “Pata rastin të vizitoj vendin tuaj në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si pjesë e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, ku u bë një vlerësim pozitiv për përmirësimet e arritura në procesin zgjedhor në Shqipëri,” mbyll letrën sekretariati i delegacioni i parlamentit italian në OSBE.