E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet Redknap, vjen fitorja e parë

Totenhemi ka shkarkuar nga detyra trajnerin spanjoll, Huande Ramos, dhe stafin e tij (drejtorin sportiv Damien Komoli, e asistentët Gus Pojet dhe Markos Alvares). Në vend të tij klubi emëroi Herri Redknap, që deri më tani punonte te Portsmuthi. Tekniku i ri do të përfitojë 5 milionë stërlina (diçka më shumë se 6 milionë euro). "Për mua, të stërvit një skuadër të tillë përpara se të mbyll karrierën, është një shans i jashtëzakonshëm", tha 61-vjeçari Redknap. Në tetë javë Totenhemi kishte grumbulluar vetëm 2 pikë, por menjëherë pas emërimit të Redknap skuadra regjistroi fitoren e parë: të dielën ata mposhtën 2-0 Boltonin. Tjetër rezultat interesant në Premiership ishte triumfi i Liverpulit në fushën e Çelsit, që solli humbjen e parë të bluve në "Stemford Brixh" pas 1709 ditëve. Vetëm Arsenali, katër vjet e tetë muaj më parë, e kishte mundur Çelsin në shtëpi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›