Vllaznia, një "dhuratë" për Bizhdilin
Besa rindez ëndrrën për titull dhe këtë e bën pikërisht në 45-vjetorin e lindjes së presidentit Nexhat Bizhdili. Kavajasit e drejtuar nga Ilir Daja fitojnë 1-0 në sfidën e javës së tetë përballë Vllaznisë dhe shndërrohen në ndjekësit më të afërt të Tiranës. Me tri pikët e djeshme ata arrijnë në kuotën e 14 të tillave dhe ngjiten në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë Superiore. Diferenca me 4 pikë nga Tirana kryesuese tashmë duket më se e rikuperueshme. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për verdhezinjtë (rezultati i katër pozitiv, nëse llogaritet edhe barazimi 1-1 me Teutën në javën e pestë), por për festën e tij Bizhdili duhet të falënderojë edhe shkodranët. Goli i golashënuesit më të mirë kosovar gjatë sezonit të kaluar, Fitim Haliti, erdhi pas gabimit të pafalshëm të mbrojtësit Elvin Beqiri dhe portierit Armir Grima.
Atmosfera në Kavajë përpara ndeshjes ishte elektrizuese, edhe sepse të shtunën klubi kishte festuar 83-vjetorin e krijimit. Ndërkohë, në stërvitjen e fundit, presidenti Nexhat Bizhdili i kishte premtuar skuadrës se në rast fitoreje ata do të udhëtonin të gjithë drejt kryeqytetit për të festuar. Minutat e para të takimit ishin mjaft emocionuese, me Besën që është treguar menjëherë dominuese në fushë. Vendasit mund të kalonin në avantazh me Veliajn, në minutën e 8-të, por i vetëm me Grimën mesfushori nuk ka arritur ta dërgojë sferën në rrjetë. Pikërisht kur u duk se Vllaznia balancoi lojën, Beqiri dhe Grima nuk kuptohen ndërmjet tyre dhe nga kjo situatë përfiton sulmuesi Haliti, që me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë. Pas golit, për një moment lojtarit duket se i bie edhe të fikët, situatë që shkakton panik në stafin teknik dhe atë mjekësor, por kosovari rikuperohet menjëherë dhe rifillon normalisht lojën. Shkodranët tentojnë të barazojnë me ganezin Boadu, megjithatë fati është kundër tyre. Të besuarit e Agim Canajt marrin një tjetër goditje të rëndë, kur 4 minuta përpara fundit të pjesës së parë Suad Lici largohet nga fusha me karton të kuq. Ndëshkimi erdhi pasi mbrojtësi veteran reagoi ndaj ngacmimeve të tifozëve vendas, duke i sharë, gjest të cilin gjyqtari Pashaj nuk e fali. Në pjesën e dytë të lojës, edhe pse në inferioritet numerik, Vllaznia ka luajtur më mirë, madje duke qenë edhe në disa raste pranë golit, por tentativat e Boadu, Sinanit, Dhëmbit e Belishës janë neutralizuar nga portieri Zendeli. Humbja në Kavajë (e dyta në këto tetë javë të para) konfirmon "krizën" e shkodranëve, që nuk fitojnë prej tri javësh e tani kanë filluar të rrëshqasin në klasifikim.
SUPERIORE / Java 8
NDESHJET
Të shtunën
Elbasani - Lushnja 2-0
Hyshmeri 40‘, Kacollja 81‘
Shkumbini - Tirana 0-0
Dinamo - Partizani 2-0
Poçi 37‘, Plaku 74‘
Teuta - Flamurtari 1-0
Ymeraj 80‘
Dje
Bylis - Apolonia 1-0
Bakiu 2‘
Besa - Vllaznia 1-0
Haliti 24‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Tirana 8 18
2. Besa 8 14
3. Dinamo 8 13
4. Shkumbini 8 12
5. Vllaznia 8 12
6. Elbasani 8 12
7. Teuta 8 12
8. Flamurtari 8 10
9. Apolonia 8 8
10. Bylis 8 8
11. Lushnja 8 6
12. Partizani 8 5