Bylis "braktis" Partizanin në fund
Bylis fiton 1-0 përballë Apolonisë dhe merr tri pikë me shumë peshë në luftën për mbijetesën mes më të mirëve. Heroi i ndeshjes në stadiumin "Adush Muça" ishte shtatshkurtri Bakiu, që shënoi golin e fitores vetëm pas 120 sekondave lojë. Ai devijoi në rrjetë një harkim të Hodos nga goditje këndi dhe u dhuron ballshiotëve fitoren e dytë sezonale. Me këtë fitore, Bylis "braktis" Partizanin në vendin e fundit në klasifikim dhe tashmë renditet i 11-ti. Në anën tjetër, Apolonia nuk ka bërë shumë për të dalë nga fusha të paktën me një barazim, pavarësisht se bardhëjeshilët janë shoqëruar në këtë transfertë nga një numër rekord tifozësh. Në takimin e djeshëm përballë të besuarve të trajnerit Hysen Dedja, fierakët regjistruan humbjen e katërt në këto tetë javë të para.