është koha e Batman!
Superheroi Batman rikthehet.
Ndonëse në titullin e filmit nuk
e ka emrin, në poster është sim
boli i tij i përflakur dhe i pangatërrueshëm,
që të fton të shikosh edhe
një seancë më shumë të betejës së
pafundme mes së mirës dhe së keqes.
Pasi theu të gjitha rekordet e mundshme
të arkëtimeve, pasi tronditi botën e kinemasë
dhe fansave me rolin e fundit të
aktorit Heath Ledger, "The Dark Knight"
shënon edhe stacionin e tij shqiptar.
Përgjithmonë Batman
Ose vdis si hero, ose do të jetosh aq
gjatë sa të shikosh si shndërrohesh në
një kriminel. Ky është lajtmotivi që
shënon rikthimin e Batmanit në ekranin
e madh tre vjet pasi historia e tij filloi
(Batman Begins). Në filmin e parë të
regjisorit Kristofer Nolan (Christopher
Nolan), heroi rrëfente fillimin e tij,
rrugëtimin drejt fuqive dhe konsolidimin
e karakterit të tij. Tani në "The Dark
Knight", ai nuk është më një fillestar, por
një bilioner me emrin Brus Uejn (Bruce
Wayne), i plotfuqishëm jo vetëm me
para, por edhe me bindjen e sigurinë e
plotë për atë që bën. Por pikërisht këtu
fillon dilema e Batmanit. I njohur ndryshe
si kalorësi i zi i qytetit të Gotham-it,
ai mbetet mes idesë për të gjetur një
mbrojtës të denjë dhe pa maskë për
banorët dhe dëshirës për të ndëshkuar
deri në fund kriminelët. Me pak fjalë,
qyteti ka nevojë të shpëtohet dhe ka
nevojë për kalorësin e tij të bardhë, atë
që nuk fshihet pas një maske. Por nuk
ka ardhur ende çasti i duhur. Krimi i organizuar
në qytet është shumë i fortë
dhe prokurori Harvi Dent, pavarësisht
dëshirës së tij për të vendosur paqen te
banorët, nuk ia del dot. Falë aleancës
dhe lidhjes me disa personazhe të tjerë,
Batman do të përpiqet të ndalojë të
keqen që ka mbërritur në Gotham nën
formën e një klouni psikopatik. Është
Xholi që rikthehet në luftën e tij me Batman,
vetëm se këtë herë palaçoja është
më i sofistikuar se në filmat e tjerë dhe
nuk i intereson asgjë përveç shkatërrimit
të qenies njerëzore. Sfida është mes të
dyve dhe një finale surprizë të bën të
mendosh jo vetëm për aksionet spektakolare
të Batmanit me makinën e motorin
e tij, por edhe për luftën mes së mirës
dhe së keqes. Madje mund të thuhet se
është një dyluftim psikologjik po aq i
pëlqyer sa dhe shpikjet e superheroit.
Një superprodhim
i supershikuar
Kur studio "Warner Bross" vendosi të
rifillonte xhirimet e "The Dark Knight", e
dinte mirë se miti i Batmanit vazhdonte
të kishte sukses, e për më tepër "Batman
Begins", i shfaqur në vitin 2005, kishte
vërtetuar se simpatia e publikut për
kalorësin e zi nuk ishte shterur, pavarësisht
kalimit të viteve. Kështu që 2006-
ën, studio kërkoi sërish regjisorin Kristofer
Nolan, i cili në fund të "Batman Begins"
ishte shprehur i bindur se nuk do të kishte
një vijim të historive të Batmanit. Por
në fakt, funksionoi thënia "Kurrë mos
thuaj kurrë". Regjisori, së bashku me vëllanë
e tij, Xhonatan Nolan (Jonathan Nolan),
shkruan skriptin e filmit të ri. Në shkrimin
e historisë së filmit dha kontributin
edhe David S. Goyer, por ky, pasi pa
filmin e përfunduar u shpreh: "Nuk
mund ta besoj që emri im është në një
film kaq të mirë". Më 31 korrik 2006,
"Warner Bross" lajmëroi zyrtarisht
fillimin e xhirimeve për një vijim të "Batman
Begins" me titullin "The Dark
Knight", i pari film që nuk ka në titull
emrin e Batmanit. Studioja vendosi të
xhironte në Çikago për 13 javë, sepse
Nolan kishte shënuar "një përvojë të admirueshme"
gjatë filmit të parë. Siç
ndodh rëndom me filmat e shumëpritur,
në kohën e xhirimeve, filmit iu dha titulli
i rremë "Rory‘s First Kiss", për të punuar
të qetë nga paparacët. Por filmi shënoi
edhe shumë sheshe xhirimi, si në Los
Anxhelos, Hong Kong e Londër, madje
pikërisht këtu është realizuar një shpërthim
në "Battersea Power Station". Për
pasojë, disa rezidentë lokalë telefonuan
në polici, duke thënë se një sulm terrorist
kishte nxjerrë jashtë funksionit stacionin.
Por në të vërtetë, ishte vetëm një nga
skenat e filmit "Batman 2 - Kalorësi i Zi" .
Produksioni i filmit mbaron dhe studioja
fillon një fushatë të fortë promocionale,
por fushata nuk ishte asgjë para efektit
që shkaktoi te fansat vdekja e papritur e
aktorit Heath Ledger. Aktrimi në "The
Dark Knight" është i fundit i jetës së tij,
më i ploti dhe ndoshta më i arriri. Filmi i
kalon të gjitha parashikimet në arkëtime,
por edhe nga kritika mbledh shumë
vlerësime të mira. Sajte të tëra në internet
ngërthyen fansat që ende vazhdojnë
të mbajnë gjallë mitin e Batmanit së
bashku me kundërshtarin e tij të fortë,
Xholi. Deri tani, arkëtimi i "Batman 2 -
Kalorësi i Zi", siç vjen me titullin në shqip
"The Dark Knight", shënon mbi 526 milionë
dollarë në të gjitha kinematë e botës,
një audiencë që vetëm "Titanic" e kalon.
Christian Bale,
Batman me kostum të ri
Rikthimin e tij në rolin e Batmanit,
Kristian Bejl (Christian Bale), e quan një
konfirmim të suksesshëm të rolit të parë
në "Batman Begins". Duke iu referuar
rolit të tij, Bejl thekson se "tani publiku
nuk ka më para vetes një djalë të ri që
kërkon përgjigje, por një burrë me fuqi, i
cili kërkon të bëjë dallimin mes zotërimit
të fuqive dhe përdorimit të tyre". Bejl
mendon se roli i Xholit nuk e eklipson
aspak Batmanin, pasi në filmin e parë,
karakteri i tij është ndërtuar më së miri.
"Nuk kam probleme me konkurrencën
që mund të bëjë ndonjë personazh tjetër.
Dhe kjo e bën filmin më të mirë". Ai filloi
të stërvitej sërish për rolin e tij, por, në
fakt, nuk ishte e nevojshme që të vinte
shumë muskuj si në filmin e parë, pasi
kostumi i ri i Batmanit ishte më praktik
dhe i lejonte të kryente më shumë lëvizje.
Kostumi i Batmanit në këtë film është më
i sofistikuar, ashtu si makina dhe motori
i tij. Ai është i përbërë nga 200 pjesë plastike,
metalike dhe materiale të tjera si
najloni. Kostumografët i shtuan edhe
lentet e bardha, të cilat e bënin Batmanin
më joshës në errësirë dhe duke e bërë
të ngjashëm me fumetet ku ka lindur
personazhi. Ndonëse kostumi i ri peshonte
tetë paund më shumë se i vjetri,
Bejl është shprehur se ndihej më mirë me
veshjen e re, pasi ishte më e lehtë për t‘u
veshur. Ka dhe një tjetër gjë për të cilën
adoleshentët çmenden pas Batmanit,
mjeti i tij lëvizës, që në këtë film është një
"Batpod", një rikrijim i "Batcycle". Dizajnuesit
modeluan gjashtë të tillë për të
pasur motorë rezervë gjatë incidenteve
të ndryshme në sheshxhirim.
Heath Ledger,
"Oskar" post-mortum
As kostumi i ri i Batmanit dhe as "Batpod"-
i i tij nuk mund të lënë në hije Xholin.
Regjisori dhe skenaristët vendosën
të mos eksploronin origjinën e Xholit, por
ta portretizonin karakterin e tij si absolut.
Për këtë rol, kishin shfaqur interes Robin
Williams, Lachy Hulme, Paul Bettany dhe
Adrien Brody. Por regjisori kishte
përzgjedhur Heath Ledger. Kur e pyetën
Kristofer Nolan, se "përse Heath Ledger
për Xholin?", ai u përgjigj: "Sepse është
trim". Për t‘u përgatitur për rolin e Xholit
(Joker) Hedh Lexher (Heath Ledger) jemuaj, duke formuluar psikologjinë e karakterit,
sjelljen dhe zërin e tij (ky i fundit
më i vështiri). Ai filloi një ditar, në të cilin
shkroi mendimet e ndjenjat e Xholit, për
të udhëhequr veten gjatë xhirimeve.
Madje, ai lexoi dy librat komikë "Batman:
The Killing Joke" dhe "Arkham Asylum:
A Serious House on Serious Earth". Lexher
mori frymëzim gjithashtu nga filmi "A
clockwork orange". Dhe në fakt, performanca
e Hedh Lexher është nga më të
mirat e vitit, aq e fortë, e frikshme dhe e
përsosur saqë ka lënë pas edhe Xholin e
Xhek Nikolson. Një nga aktorët e filmit,
Majkëll Kejn (Michael Caine), tregon se,
gjatë xhirimit të një skene me Xholin, ka
shtangur aq shumë nga frika sa ka harruar
fjalët e dialogut. Shumë kritikë vlerësojnë
veçanërisht Hedh Lexher dhe kjo,
jo për shkak të vdekjes së papritur dhe
në moshë të re. Me të drejtë, disa prej tyre
shkruajnë se Lexher ka shumë mundësi
që të fitojë me Xholin e tij një "Oskar" pas
vdekjes. Fansat ia kanë dhënë tashmë.
Dhe nuk do të harrojnë fytyrën e tij të lyer
prej klouni, të cilën Lexher e ndërtoi me
mund e sakrificë. Vetë regjisori, pas vdekjes
së Lexher, më 22 janar 2008, ia kushtoi
filmin kujtimit të tij dhe të teknikut
Conway Wickliffe, i cili vdiq gjatë xhirimeve
në një aksident me makinë që po e
përgatiste për një skenë aksioni.
Dy fytyrat e Aaron Eckhart
Është edhe një protagonist i tretë në
"Batman 2 - Kalorësi i Zi". Është ai që vetë
Batman e quan një kalorës të bardhë,
Kryeprokurori i qytetit, Harvey Dent, që
duhet të ndalë krimin dhe të kthejë besimin
e njerëzve te ligji dhe rregullat e një
shoqërie. Matt Damon ishte zgjedhja e
parë e regjisorit për këtë rol. Para se të vendosej
për Aaron Eckhart, në garë ishin
Hugh Jackman, Ryan Philippe, Live
Schreiber, Jake Gyllenhall dhe Josh Lucas.
Regjisori kërkonte një fytyrë të denjë për
një gjykatës amerikan, por kishte edhe
dëshirë që me këtë personazh të ravijëzonte
idenë e njerëzve të mirë, që padashur
shkojnë në rrugë të keqe. Vetë
Aaron Eckhart e përshkruan portretizimin
që i ka bërë Harvey Dent si një ardhje simultane
nga të qenit pjesë e së njëjtës
botë me Batman (Dent është kalorësi i
bardhë i Gotham). Ai shprehet se, për krijimin
e personazhit të tij, ka kërkuar "ngjashmëritë
dhe tensionin mes të dyve, për
të gjetur çfarë e bashkon dhe e ndan nga
Batmani". Në krah të "dyfytyrëshit" siç
quhet në film, luajnë edhe shumë aktorë
të tjerë të njohur, që i shtojnë pasurinë
filmit. Është Morgan Freeman e Michael
Caine, që janë krahu i djathtë i Batmanit,
Gary Oldman dhe vajza e dashuruar nga dy
kalorësit, Maggie Gyllenhaal në rolin e Rejçëlit
të luajtur më parë nga Katie Holmes.
Christian Bale: E vërteta që njerëzit nuk e dinë
Fillojmë duke folur për personazhin tuaj. Nga një pikëvështrim,
Bruce Wayne duket sikur ka të gjitha veset dhe virtytet e
një njeriu të shoqërisë moderne. Duket sikur ka dyshimet që
bota në të cilën jetojmë i ngjall te njerëzit. A jeni i një mendjeje?
Unë do ta përkufizoja më shumë klasik se modern, është më i ngjashëm
me një hero të mitologjisë greke. Nuk besoj se ka tek ai ndonjë lidhje
me kohën tonë, pasi nuk shikoj shumë njerëz të ngrenë krye si ai dhe të
luftojnë për atë që besojnë. Është diçka e pazakontë për kohët tona. Nuk
ka shumë njerëz që sakrifikojnë ekzistencën e tyre për një ideal apo për
altruizëm. Për më tepër, është një personazh dual, pra më klasik se modern,
sepse pjesa më e madhe e njerëzve të sotëm nuk e pranojnë dualitetin.
Njerëzve nuk u pëlqen që të kenë një anë të fshehtë dhe të errët, ndërsa
në fakt, duhet ta kenë atë. Për pasojë, është shumë joshëse të shohësh
dikë që lufton me anën e vet të errët. Ky Batman ka një zhvillim ekstrem të
dhunës, ka një dëshirë të fortë për urrejtje, por nga ana tjetër, ka një dhunti
altruizmi të fortë, një ndjenjë që kërkon ta kultivojë në nder të prindërve
të tij.
Ashtu si në filmin "Batman Begins", edhe te "The Dark
Knight" Batman/Bruce duhet të përballet me pasojat e
zgjedhjeve që bën në jetën private dhe publike...
"Batman Begins" ishte një film më i thjeshtë. Bruce ishte një i ri i inatosur,
naiv, me shumë dhimbje dhe zemëratë, që kërkonte të ndryshonte
gjërat, që donte të bënte mirë, por që e dinte se nuk kishte aftësi për ta
bërë këtë. Nisej në një udhëtim për të marrë fuqi dhe për t‘u kthyer me
përvojë e i ndryshuar. Tani ka arritur gjithçka, tani është mendja e tij ajo që
duhet të luftojë. Si kundërshtar ka Xholin, një personazh shumë inteligjent,
i përkushtuar ndaj kaosit dhe shkatërrimit, që përpiqet t‘i tregojë Batmanit
dhe qytetit të Gotham-it se të besuarit në rregulla e hipokrizi është e kotë,
sepse nuk bën pjesë në natyrën njerëzore. Kërkon ta shtyjë Batmanin që
të thyejë kodin e tij moral: të mos vrasë. "The Dark Knight" është një film
më inteligjent dhe më simbolik se i pari.
Fundi i filmit duket sikur të çon te hipokrizia, duke thënë
se shoqëria e njerëzit nuk janë gati për t‘u përballur me të
vërtetën
Në fakt kështu mbaron, me personazhin tim që thotë se e vërteta nuk
mund të bëhet e njohur për njerëzit. Batman është një njeri i gatshëm për
të marrë fajin, edhe kur nuk ka faj. Është një veprim shumë i fisëm, një
finale e bukur, sepse është e zgjuar. Veprimi i tij është i fisëm, sepse ai gënjen.
Është një kontradiktë e madhe, që Chris Nolan e ka realizuar mrekullisht,
sepse ajo duket e besueshme.
Po ju çfarë qëndrimi mbani kundrejt kësaj kontradikte në
film?
Eh, shpreson gjithmonë që jeta të jetë më e thjeshtë se kaq. Shpreson
gjithnjë që e vërteta të dalë në shesh dhe duhet të dalë. Mund të duket e
çuditshme të thuash që njerëzit shpesh nuk e dinë të vërtetën, por kjo
ndodh shpesh. Është një çështje shumë impenjative, interesante. Do të
të pëlqente që gjërat të mos ishin kështu, por nuk mund t‘ia mohosh vetes.
Dhe filmi e demonstron këtë më shumë se një herë.